By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Universitetin e Tetovës specializantet e para të Mjekësisë Familjare e mbrojtën me sukses provimin teorik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Universitetin e Tetovës specializantet e para të Mjekësisë Familjare e mbrojtën me sukses provimin teorik
Maqedoni

Në Universitetin e Tetovës specializantet e para të Mjekësisë Familjare e mbrojtën me sukses provimin teorik

admin
Last updated: 08/07/2026 16:04
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 korrik, Zhurnal.mk – Universiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti i Shkencave Mjekësore, më 7 korrik 2026, shënoi një moment të rëndësishëm me organizimin e mbrojtjes së provimit teorik të specializimit në Mjekësi Familjare nga katër specializantet e para të këtij programi. Kandidatet Dr. Fexhide Rakipi, Dr. Lindora Alii, Dr. Vesna Gjorkovska dhe Dr. Ramize Aliju e kurorëzuan me sukses një etapë të rëndësishme të formimit të tyre profesional, duke u bërë gjenerata e parë e specializantëve të Mjekësisë Familjare në Universitetin e Tetovës.

Në ceremoninë solemne morën pjesë Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, Zëvendësministri I Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, drejtues të universitetit, profesorë, anëtarë të komisionit dhe familjarë të specializanteve.

Në hapje të aktivitetit, dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Prof. Dr. Nevzat Elezi, prezantoi ecurinë e programeve të specializimit në fakultet, duke theksuar zhvillimin dhe avancimin e vazhdueshëm të studimeve specialistike, si rezultat i angazhimit institucional për ngritjen e cilësisë në arsimin mjekësor.
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, e cilësoi këtë ditë si një moment të veçantë për universitetin dhe për sistemin e arsimit të lartë. “Sot nuk është thjesht një datë në kalendarin akademik, por një festë e dijes, e përkushtimit dhe e vizionit për të ardhmen e shëndetësisë sonë. Universiteti i Tetovës krenohet që po kurorëzon me sukses gjeneratën e parë tëspecializantëve në Mjekësi Familjare, duke dëshmuar se vazhdon të përgatisë profesionistë të aftë dhe të përkushtuar ndaj shërbimit të qytetarëve.” – u shpreh rektori Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

Ai rikujtoi se programet e specializimit u akredituan më 28 mars 2022 dhe falënderoi Zëvendëskryeministrin Bekim Sali për kontributin e dhënë në këtë proces gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas tij, Universiteti i Tetovës sot numëron tetë programe të akredituara të specializimit, ku aktualisht ndjekin studimet 61 specializantë, prej të cilëve 10 në Mjekësi Familjare.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, i cili vlerësoi progresin e Universitetit të Tetovës në avancimin e arsimit të lartë dhe mbështetjen institucionale për zhvillimin e programeve specialistike.

Ndërkaq, Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, e vlerësoi këtë ditë si rezultat të një pune shumëvjeçare dhe një dëshmi të zhvillimit të Universitetit të Tetovës. “Sot po shohim specializantët e parë që mbrojnë titullin specialist në Mjekësi Familjare në Universitetin e Tetovës. Ky është një sukses jo vetëm për ta, por edhe një arritje e rëndësishme institucionale, që dëshmon se investimi në arsimin e lartë dhe zhvillimin e universiteteve është investimi më i sigurt për të ardhmen e shtetit” – deklaroi Sali.
Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë reformat në arsimin e lartë, zgjerimin e programeve të specializimit, investimet në infrastrukturë, laboratorë modernë dhe kërkim shkencor, me qëllim rritjen e cilësisë së universiteteve dhe përgatitjen e kuadrove profesionale.

Në përfundim të ceremonisë u bë ndarja solemne e certifikatave. Rektori Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti ia dorëzoi certifikatën Dr. Fexhide Rakipit, Dekani Prof. Dr. Nevzat Elezi ia ndau Dr. Lindora Aliit, Zëvendëskryeministri Bekim Sali ia dorëzoi certifikatën Dr. Vesna Gjorkovskës, ndërsa Zëvendësministri Driton Sulejmani ia ndau certifikatën Dr. Ramize Alijut.
Ky aktivitet shënon një etapë të re në zhvillimin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe të Universitetit të Tetovës, duke konfirmuar përkushtimin e institucionit për përgatitjen e specialistëve të rinj që do të kontribuojnë në forcimin e sistemit shëndetësor dhe në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.

You Might Also Like

Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën

Përfundon procedura tenderuese për 150 autobusë, priten rezultatet e vlerësimit të ofertave

Salmonela shkaktoi helmimin masiv me ushqim te punonjësit e “Mikrosam” në Prilep

3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës

VLEN: Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BM dhe NATO mbi 50 miliardë dollarë për raketën e re “Deep Precision Strike”
Next Article Mevlan Ademi: Nga premtimi për një javë, te pritja mbi gjashtë muaj provimi i jurisprudencës ende askund në shqip
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Bota
Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë
Bota
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare
Shqipëri
Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?