By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Vodno ndërtime jashtë planit urbanistik, betonizimi i tepërt rrezikon vërshime në Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Vodno ndërtime jashtë planit urbanistik, betonizimi i tepërt rrezikon vërshime në Shkup
MaqedoniTOP LAJM

Në Vodno ndërtime jashtë planit urbanistik, betonizimi i tepërt rrezikon vërshime në Shkup

admin
Last updated: 02/02/2025 17:58
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt – Lagja Vodno e mbuluar me mjegull, përveç që është në shpatet e malit, nuk dallon fare nga lagjet e ngjashme të kryeqytetit. Por, shpatet në të cilat shtrihet janë rrugë natyrale të ujërave që dinë të vërshojnë Shkupin. Me betonizimin e deritanishëm të kësaj lagje elite pothuajse edhe u shkatërrua ajo që u bë në shekullin e kaluar dhe në të ardhmen kështu do të duket Shkupi nëse ka reshje të ngjashme të shiut siç ndodhi në tragjedinë në Stajkovcë në vitin 2016 kur pësuan 22 persona.

Ngjyra e kaltër do të ishte pjesa e vërshuar. Ky rrezik është rritur për shkak të ndërtimit në Vodno jashtë planit të paraparë urbanistik.

“Numrat që i kemi për momentin janë tejkaluar, mendoj se rreth tre herë në raport me Planin urbanistik gjeneral dhe Planin e detajuar urbanistik”, tha Goran Gerasimovski, kryetar i komunës Qendër.

Me ndërtimin e tillë, jashtë ligjeve, për shkak se Plani urbanistik gjeneral ka vlerë mbi planet e detajuara, u betonua toka, e cila sipas rregullave thith 50% të ujit. Sa më shumë beton, më shumë edhe ujë dhe rrugën Vodnjanska e cila me shumë gjasa do të ishte lum në rast të reshjeve të shumta të shiut.

“Atje ka edhe problem tjetër. Për shembull nëse dikush ndërton, dikush kanalin e ka bllokuar, për shembull Padarnicë, diku ka disa objekte mbi kanalin që janë, që vlerësojmë se janë joadekuat, megjithatë merrni shembull edhe ambasada gjermane është e ndërtuar mbi kanal…nëse ndodh të kemi sasi të mëdha të ujit, askush nuk e di se kur do të ketë shi të dendur. Por nëse një shi i tillë i madh bie nga Vodno, do të shkaktojë dëme në Shkup, dëme të mëdha…”, shtoi Ivan Blinkov, profesor i Fakultetit të Pylltarisë.

Profesor Blinkov, i cili është ekspert i shirave të rrëmbyeshëm, thotë se është kundër ndërtimit të Vodnos, sepse kjo zonë është shpallur erozive që në vitin 1954 dhe që atëherë janë marrë një numër i madh masash për mbrojtjen e Shkupit nga vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Por numrat tregojnë se më së shumti kërkohet për t’u ndërtuar në komunën e Qendrës, ku ndodhet kjo lagje. Statistikat tregojnë se në këtë komunë në muajin tetor ka pasur leje për ndërtimin e 322 banesave në 10 objekte, ose 68% të të gjitha banesave në rajonin e Shkupit, ndërsa në nëntor 54% të lejeve për banesa ishin në Qendër. Disa prej tyre janë edhe në Vodno.

Por, betonim shtesë duan edhe banorët e kësaj zone, të cilët në anketat komunale kanë deklaruar se mbi 50% prej tyre dëshirojnë të rrisin përmasat e objekteve të tyre në Planin e ri të detajuar Urbanistik që është në përgatitje e sipër dhe aktualisht është në Qytetin e Shkupit për harmonizimin me Planin e Përgjithshëm Urbanistik. Për këshilltarin nga Shans për Qendër, Jane Dimeski, kjo kërkesë nuk duhet të pranohet sepse do të nënkuptonte betonim shtesë të tokës.

“Ky është një nga aspektet që kontribuon që qyteti dhe komuna jonë të duken ashtu siç duken, të stërngarkuara, dhe pa asnjë cilësi minimale bazë për jetë. Ky është oreksi që ka lindur mes njerëzve për shkak të zgjerimit të pafund të ndërtimit, çmimeve të larta të banesave, etj., dhe të gjithë shpresojnë në një fitim të shpejtë, në këtë aspekt. Kjo është shumë e dëmshme, veçanërisht për Vodno”, tha Jane Dimeski, këshilltar nga “Shans për qendër”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Dimeski paralajmëron se ata që ndërtojnë në Vodno në disa mënyra manipulojnë me ligjin për të ndërtuar sa më shumë metra katrorë, ndërsa njëra nga mënyrat është që t’i ndajnë parcelat në dy pjesë dhe në vend të katër njësive, ata ndërtojnë tetë banesa. Kryetari Gerasimovski thotë se bëjnë gjithçka që të mos ketë manipulime të ligjeve dhe të gjenden zgjidhje.

“Përmes kontrolleve të shumta, ndryshimit të rregulloreve, me kyçje të plotë të të punësuarve në procesin para se të jepet leje për ndërtim, me dalje në terren për ta parë gjendjen faktike aktuale, duhet të përmirësohen kushtet për jetë dhe kujdes të plotë për të mirën publike”, shtoi Goran Gerasimovski, kryetar i komunës Qendër.

Dimeski rikujtoi se vazhdon lufta mes komunës dhe Agjencisë për menaxhim me pronë të konfiskuar rreth të ashtuquajturve Parcelat në Vodno që ishin në pronësi të Mijallkovit dhe Gruevskit. Agjencia kërkon që edhe më tej të ndërtohet në këto parcela që gjenden në zonë malore, ndërsa komuna kërkon që kjo zonë të mbetet e paprekur.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Përpara se të mbahen çmimet Grammy, Beyonce me njoftim për fansat
Next Article Risteski: E qetësuam rritjen galopante të çmimeve të shkaktuara nga qeveria e kaluar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?