Kumanovë, 3 shtator – Zjarri në fshatin Nikushtak, Likovë është nën kontroll, kumtuan sot nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza, Kumanovë.
Në zjarrin që shpërtheu më 1 shtator dhe përfshiu një pyll të degraduar dje ndërhynë ekipi të Ndërmarrjes së pyjeve. Në shuarjen e zjarrit, që ndodhet në terren të paarritshëm, dje disa herë kanë ndërhyrë edhe aeroplanë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Zjarri është plotësisht nën kontroll. Dy ekipe nga dega e Kumanovës e “Pyjeve Kombëtare” janë në terren këtë mëngjes, tha zëvendësdrejtori i NP “Pyje Kombëtare” Kire Mihailov.
Zjarr kishte edhe në fshatin Mateç, ku digjej pyll i degraduar, ndërsa aty ndërhynë ekipet e Ndërmarrjes së pyjeve dhe Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Kumanovës. Zjarri u shua në orën 18:00.
Njësia e zjarrfikësve të Kumanovës ndërhyri gjithashtu në Proevcë në mbeturina të djegura, në Reçicë në një objekt të djegur dhe në kërkesa në qendrën e tranzitit për migrantët në Tabanocë.