Shkup, 24 korrik – Sot në Shkup do të nënshkruhen marrëveshje për projekte të financuara përmes programeve investuese të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për rrjetin e kanalizimeve, furnizimit me ujë dhe programit për ujë me komunat.
Kjo ngjarje, siç thekson Ministria, është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës komunale në vend.
Gjatë nënshkrimit është planifikuar të ketë edhe deklaratë nga Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.