By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nënshkruhet memorandum për bashkëpunim me Slloveninë në fushën e administratës publike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nënshkruhet memorandum për bashkëpunim me Slloveninë në fushën e administratës publike
Maqedoni

Nënshkruhet memorandum për bashkëpunim me Slloveninë në fushën e administratës publike

admin
Last updated: 04/04/2025 15:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 prill – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev dhe ministri i Administratës Publike të Republikës së Sllovenisë, Frank Props sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me të cilën forcohet bashkëpunimi dypalësh dhe hap kapitull të ri në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fushën e administratës publike.

Ministri Minçev në konferencën për media pas nënshkrimit theksoi se ky është memorandumi i dytë i nënshkruar me një vend nga rajoni, ndërsa i pari me një vend anëtar të Bashkimit Evropian, i cili siç theksoi, “paraqet një hap të rëndësishëm në drejtim të integrimit evropian në vend”.

“Vizioni ynë është krijimi i një administrate publike moderne, efikase dhe transparente e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Me nënshkrimin e këtij memorandumi, ne jo vetëm që mësojmë nga përvojat e suksesshme sllovene, por krijojmë gjithashtu një bazë për nisma të përbashkëta që do të sjellin përmirësime konkrete në sektorin publik”, deklaroi Minçev.

Siç u theksua, memorandumi parashikon punë të përbashkët në disa aspekte kyçe – përmirësimi i menaxhimit të burimeve njerëzore përmes aplikimit të praktikave më të mira evropiane për përzgjedhje, trajnimin dhe zhvillimin e stafit administrativ dhe forcimin e zhvillimit profesional të nëpunësve administrativ përmes trajnimit të përbashkët dhe prezantimit të programeve bashkëkohore arsimore.

Ministri Minçev shprehu besimin se ky partneritet do të sjellë rezultate konkrete në modernizimin e administratës publike dhe do të jetë shembull për bashkëpunim të suksesshëm rajonal.

Ministri Props sot në konferencën për media konfirmoi mbështetjen e Sllovenisë për proceset reformuese në vendin tonë.

Ai theksoi se shkëmbimi i përvojave të administratës sllovene mund të jetë në dobi të madhe në zbatimin e reformave evropiane.

Siç shtoi, ky memorandum paraqet një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian dhe krijimin e një administrate publike më efikase dhe transparente, në dobi të qytetarëve dhe ekonomisë së të dyja vendeve.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvend, kaloi faza e parë e ligjit për angazhimin e punëtorëve sezonal
Next Article Filipçe: Me Mickoskin kemi rënë dakord që të punojmë në axhendën reformuese, sërish bëj thirrje për takim liderësh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?