By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nëse Arben Taravarit kalon në Frontin Evropian, si do të reagojë Ziadin Sela?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nëse Arben Taravarit kalon në Frontin Evropian, si do të reagojë Ziadin Sela?
MaqedoniTOP LAJM

Nëse Arben Taravarit kalon në Frontin Evropian, si do të reagojë Ziadin Sela?

admin
Last updated: 04/04/2025 21:30
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 mars – Meqë jemi në vitin e zgjedhjeve edhe propagandat janë të kuptueshme por të pa nevojshme. Së fundi ka qërkulluar një lajm i pa verifikuar që në gjuhën e kominikimit njihet edhe si spin, për një takim të realizuar mes kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Fjala është për një takim për krijimin e një bashkëpunimi për zgjedhjet që po vijnë. Por, a është i pranueshëm Taravari në Frontin Evropian? Si do të arrijnë të bashkëpunojnë dy ASH-ja brenda të njëjtit front? A do ta shkatrrojë Taravari ASH-në e tij? Çfarë do të ndodhë me njerëzit që i besuan? Pyetje pafund për një situatë hipotetike të mundshme, shkruan Zhurnal.

A mund të ndodhë kalimi i Taravarit në Frontin Evropian?

Vitin që lamë pas poashtu ishte vit i zgjedhjeve edhe ndodhën zhvillime dramatike. Meqë edhe këtë vit kemi zgjedhje mund të ndodhin po të njëjtat zhvillime madje edhe të përmasave më të madhe. Por, çfarë do të ndodhë nëse realizohet një skenar i tillë i shkëputjes së Taravarit nga VLEN?

E para që është më e rëndësishmja rrënimi i karrierës së tij politike të ndëruar mbi narrativën anti-BDI e kundër Ali Ahmetit. Një kthim pas që gjithë akuzat apo vrerin që ka nxjerr vetë Taravari dhe e gjithë struktura e tij kundër Ziadin Selës se po shkojnë me BDI-në me e ndihmu Ahmetin. Ndarja e ASH-së nuk do të ketë kuptim, sepse ASH u nda në dy krah, krahu aktual i Taravarit janë ushtarët që e luftuan BDI-në dhe janë kundër BDI-së.

Pra, përpos rrënimit të integritetit të tij personal e politik. Taravari me një veprim të tillë do të rrënojë edhe krahun e tij apo mbështetësit e tij politik. Sepse, bukur qartë u ndanë taborret, ata me Selën e pranuan bashkëpunimin me Ali Ahmetin, kurse këta me Taravari kurrsesi jo. Prandaj, një veprim i tillë i Taravarit do të rrënonte tërë kullën e ndërtuar kundër BDI-së.

Si do të reagojë Ziadin Sela?

Fronti Evropian nuk është vetëm BDI-ja, mbase është partia më e madhe por epitet front ia japin edhe partitë tjera që sado të vogla mund të jenë kanë ndikimin dhe peshën e tyre, aq më shumë kur flitet për Ziadin Selën një figurë që rrezikoi gjithçka por u bashkua me Ahmetin.

Raportet Sela-Taravari tashmë janë të njohura në publik, kanë hedhur dru e gur ndaj njëri tjetrit nuk ka mbetur as pikë hapësire as për përshëndetje rasti e lëre më bashkëpunim të mundshëm. I pari pra që do të kundërshtojë e assesi të pranojë kalimin e Taravarit në Frontin Evropian do të jetë Ziadin Sela. Sepse, fundja Fronti Evropian nuk mund të funksiojnë me dy ASH-ja.

Pra, statusi i Aleancës për Shqiptarët ka ngelë në sirtarët e gjykatave dhe tani kur që të dy liderët edhe Arben Taravari edhe Ziadin Sela thirren në emër po të së njëjtës parti i bie që është iracionale që në një front të njëjtë të marrin pjesë dy liderë që akoma enden gjykatave kush po i merr vulat e partisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kalimi i Taravarit në Frontin Evropian nuk do të mirëpritet –

Rivaliteti politik mes Taravarit dhe Ahmetit ka gjurmë dhe histori, prandaj qytetarët nuk mund të harrojnë brenda natës e as t’i mbyllin sytë përballë së kaluarës jo të largët e as për të ardhmen e tyre. Kështu që, hiç më larg se një muaj më parë Taravari përmes një letre të happur kishte kërkuar dorëheqjen e Ahmetit nga kryetari i partisë duke radhitur arsye konkrete, dhe duke precizuar se është non grata për shqiptarët dhe i korruptuar.

Tani fshijmë tërësisht të kaluarën e rivalitet mes dy liderëve, nëse marrim në kujtesë vetëm këtë letër shpejgon gjithçka që një bashkëpunim mes Taravarit dhe Ahmetit përpos që është i pamundur të ndodhë, është edhe i pa imagjinueshëm.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Nëse morali politik i z.Ahmeti do të funksiononte atëherë ai duhet të ishte dorëhequr prej kur kupola e partisë së tij përfundoi në arrati dhe aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, por është luks i tepruar të kërkosh ndërgjegje politike nga z.Ahmeti. Ky njeri që na dinte për dele, që për 23 vjet u pasurua në kurriz të Popullit, tani duhet të kuptojë se ai mund të jetë bari por ne nuk jemi dele!”, ka shkruar Taravari në shkurt të këtij viti, pra më 12.02.2025.

Kjo shpjegon gjithçka, dhe Taravari me veprimet e tij nuk mendohet që gjithë strukturën, partinë, njerëzit që i besuan do t’i bëjë dele të Ali Ahmetit, sipas fjalorit të tij. Bashkëpunimet në politik duhet të ndërtohen mbi parimin e kritereve dhe jo vetëm interesave personale apo grupore. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zeqiri: Nuk e kam synim politikën dhe Tetovën
Next Article Bekim Qoku: Në VLEN nuk ka vend me lista të ndara, por vetëm të bashkuara

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?