Ngjyra e zezë është simboli i fuqisë, mbizotërimit, tërheqjes dhe elegancës, por është gjithashtu zgjedhja e parë e njerëzve të ndjeshëm që përpiqen të heqin veten nga qendra e vëmendjes
Disa kënaqen nëse veshin të zezë në çdo pikë të ditës. Mund të jetë një mëngjes i shpejtë me miqtë ose takimet e stafit. Darka familjare? E zezë, natyrisht!
Ngjyra e zezë i bën njerëzit të ndjehen rehatshëm, dhe rezulton se kjo ngjyrë thotë shumë për personalitetin e dikujt. E zeza simbolizon fuqinë dhe ata që e veshin atë shpesh gëzojnë dominimin ose përpiqen të rimarrin fronin e tyre.
A i përkisni ndonjërit prej këtyre grupeve?
Ngjyrat që ju zgjidhni flasin shumë për personalitetin tuaj dhe mënyrën sesi njerëzit e tjerë ju perceptojnë, ato kontrollojnë sesi na trajtojnë njerëzit e tjerë.
Nga ana tjetër, njerëzit që veshin të zeza nga çorapet e tyre, e deri në të brendshme janë nganjëherë të shqetësuar dhe e kanë të vështirë të përqendrohen në gjëra. Kjo është arsyeja pse e gjithë dollapi i tyre mbytet në rroba të zeza. Kjo ngjyrë i bën ata të ndjehen më të mbledhur dhe të qëndrueshëm.
Veshja e zezë nuk ju vë në qendër të vëmendjes. Ju ndoshta e urreni gjithë vëmendjen që merrni, kjo ju bën të zgjidhni këmisha të zeza pa pushim.
Në shumicën e universiteteve, manteli i diplomimit është i zi. Është një ngjyrë tepër tërheqëse, e cila jep vetëbesim.
David Zyla, stilist, ka një shpjegim të përsosur për këtë, ai thotë: “Edhe nëse veshjet tuaja janë të mbushura me rroba të një larmie ngjyrash dhe nuancash, ekziston gjithmonë ngjyra që ju i jepni një preferencë më të madhe sepse ndiheni më rehat dhe më të sigurt në të. Është vetë ngjyra që pasqyron karakterin tuaj”.