By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nesër përpjekje e re për marrëveshje për Kodin Zgjedhor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nesër përpjekje e re për marrëveshje për Kodin Zgjedhor
Maqedoni

Nesër përpjekje e re për marrëveshje për Kodin Zgjedhor

admin
Last updated: 06/07/2026 22:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 korrik Zhurnal.mk – Në Kuvend nesër do të mbahet sërish takim i koordinatorëve dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së thonë se në takimin e nesërm presin qëndrimet e LSDM-së dhe BDI-së në lidhje me propozimin e tyre për votimin me postë të diasporës, ndërsa i gjithë procesi të rregullohet me akt nënligjor në seancë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), më së voni deri më 30 shtator 2028. Ata janë të gatshëm, siç theksojnë, të pranojnë edhe një njësi zgjedhore.

“E Majta” (Levica) ndërkohë ka kërkuar që financimi shtetëror për reklama zgjedhore për partitë me grupe parlamentare të jetë 10 për qind, dhe vendimmarrja në KSHZ të jetë me konsensus, gjë që për VMRO-DPMNE-në është e papranueshme.

Në ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor që janë në procedurë parlamentare dhe për të cilat janë dorëzuar rreth 13.500 amendamente nga LSDM dhe Levica, më e kontestuara ka qenë propozimi për votimin elektronik të diasporës. LSDM e ka refuzuar menjëherë këtë propozim, ndërsa për Levicën ishte i pranueshëm në këmbim të rritjes së përqindjes për reklamim politik të paguar.

Pjesëmarrësit në grupin punues për Kodin Zgjedhor kanë pranuar propozimin e BDI-së dhe Levicës që numri i deputetëve të jetë kriter objektiv për përdorimin e 97% të këtyre mjeteve, ndërsa 3% të jenë në dispozicion të partive që nuk kanë deputetë në Kuvend. Sipas kësaj, 42% do të shkonin për dy partitë më të mëdha të pushtetit, 42% për dy partitë më të mëdha të opozitës, 8% për partitë me grupe parlamentare, 5% për partitë pa grupe parlamentare dhe 3% për partitë jashtëparlamentare dhe grupet e zgjedhësve.

Nëse në Parlament arrihet pajtueshmëri për Kodin Zgjedhor, atëherë LSDM dhe Levica do t’i tërheqin amendamentet dhe procesi do të zhbllokohet. Ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor janë pika e fundit nga dhjetë pikat në periudhën e “grejs” për vendin tonë në kontekst të proceseve reformuese.

Ndërkohë, të mërkurën në seancë të Gjykatës Kushtetuese është iniciativa e Levicës dhe Demokratëve për reklamimin politik.

You Might Also Like

Italia pret takimin e nivelit të lartë të ‘Miqve të Ballkanit Perëndimor’, në fokus zgjerimi i BE-së dhe e ardhmja e rajonit

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë

Gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur, dy ende aktivë

Nesër një pjesë e madhe e Tetovës do të mbetet pa energji elektrike

Pse shumë imigrantë po largohen prapë nga Gjermania

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pse shumë imigrantë po largohen prapë nga Gjermania
Next Article Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Italia pret takimin e nivelit të lartë të ‘Miqve të Ballkanit Perëndimor’, në fokus zgjerimi i BE-së dhe e ardhmja e rajonit
Maqedoni TOP LAJM
Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë
Maqedoni
Gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur, dy ende aktivë
Maqedoni
Nesër një pjesë e madhe e Tetovës do të mbetet pa energji elektrike
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?