By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nesër përsëri gjykimi për goditjen me vdekje të Teodorës në Tetovë në vitin 2022
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nesër përsëri gjykimi për goditjen me vdekje të Teodorës në Tetovë në vitin 2022
Maqedoni

Nesër përsëri gjykimi për goditjen me vdekje të Teodorës në Tetovë në vitin 2022

admin
Last updated: 03/03/2025 10:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 3 mars – Në Tetovë nesër përsëri do të mbahet gjykimi për vdekjen e 23 vjeçares Teodora Ristovska, e cila humbi jetën në një aksident trafiku në vitin 2022. Ajo u godit nga një makinë në një vendkalim për këmbësorë dhe ndërroi jetë pak ditë më vonë për shkak të plagëve të marra.

Familja e Teodorës informojnë se gjykimi filloi pothuajse një vit më vonë në korrik të vitit 2023, ndërsa në nëntor pasi pranoi fajësinë shoferi, ai u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg.

“I akuzuari u ankua në Gjykatën e Apelit në Gostivar. Si rezultat i kësaj, Gjykata e Apelit uli dënimin në dy vjet burg. Ai ka parashtruar kërkesë për rishqyrtim të aktgjykimit në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut, e cila ka vendosur përsëri të anulojë aktgjykimet e Gjykatës Themelore dhe të Gjykatës së Apelit dhe e ka kthyer lëndën në rigjykim”, theksoi Eva Ristovska, motra e Teodorës.

Familja vlerëson se po përballet me një padrejtësi sepse shoferi nuk ka vuajtur asnjë ditë burg, edhe pse aksidenti ka ndodhur gati tre vjet më parë.

“Kërkojmë drejtësi dhe transparencë në proces. Për vendimet jemi informuar nga mediat. Pas gati tre vitesh beteje ligjore, duke zgjatur dhe duke i shkaktuar dhimbje shtesë familjes sonë, ne jemi kthyer në fillim. Pyesim – edhe sa duhet të presim? Edhe sa kohë na duhet të luftojmë për diçka që është e qartë?”, tha Eva Ristovska.

Teodora ishte e lënduar rëndë kur më 15 gusht të vitit 2022 kur ajo u përplas nga një automjet “BMV” i drejtuar nga 49 vjeçari në atë kohë M.P. nga Reçica e Madhe. Më 18 gusht ajo iu nënshtrua plagëve të marra në Qendrën Klinike në Shkup.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sa do të zgjasë faza e fundit të Ligjit për përfaqësim të drejt dhe adekuat?
Next Article VLEN: Artan Grubi komandon BDI-në me telekomandë nga jashtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?