By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nesër votimi në ambasada dhe konsullata, Elezi: Organizohet në 19 shtete, mund të votojnë vetëm votuesit e regjistruar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nesër votimi në ambasada dhe konsullata, Elezi: Organizohet në 19 shtete, mund të votojnë vetëm votuesit e regjistruar
Maqedoni

Nesër votimi në ambasada dhe konsullata, Elezi: Organizohet në 19 shtete, mund të votojnë vetëm votuesit e regjistruar

admin
Last updated: 07/02/2025 11:55
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, përfaqësitë diplomatike të Kosovës do të shndërrohen në Qendra të Votimit për të pritur shtetasit e tyre për të votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Më 8 shkurt, në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Europë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, 20 mijë e 324 shtetas të Kosovës të cilët gjatë regjistrimit kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, do të mund të votojnë nga ora 07:00 deri në 19:00, sipas kohës lokale të shtetit përkatës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për EkonomiaOnline për përgatitjet para fillimit të votimit në përfaqësi diplomatike.

“Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike, të cilat janë të vendosura në shtete të ndryshme të botës. Pra, procesi i votimit do të zhvillohet në 16 Ambasada dhe 14 Konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 20,324 votues”, tha Elezi.

Sipas tij, në përfaqësi diplomatike mund të votojnë vetëm shtetasit e Kosovës të cilët kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi në momentin kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës.

“Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 8 shkurt 2025, pasi në Listën Votuese e cila është dërguar në përfaqësi dipomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (29 gusht – 26 dhjetor 2024). Sipas Rregullores së KQZ për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, me rastin e votimit në vendvotimin në përfaqësi diplomatike, votuesi identifikohet përmes dokumentit identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, si: letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi”, theksoi ai për Ekonomia Online.

Sipas KQZ-së, verifikimi i statusit nëse një shtetas është i regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, mund të bëhet në çdo kohë përmes platformës elektronike: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter/AbroadVoterStatuses

Sipas vendimit të KQZ-së, në përgjithësi, numri i anëtarëve të 43 Këshillave të Vendvotimit që janë emëruar për t’u angazhuar në vendvotime apo si rezervë, është rreth 200 anëtarë.

Gjatë periudhës 120 ditore (29 gusht – 26 dhjetor 2024) për të votuar jashtë Kosovës janë regjistruar 104,924 shtetas, prej të cilëve 20,324 janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, ndërkaq 17,104 shtetas të tjerë janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 67,496 për të dërguar pakon me fletëvotim në një nga kutitë postare të KQZ-së të hapura jashtë Kosovës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Më 9 janar ka filluar periudha e votimit përmes postës për të githë shtetasit e Kosovës që kur u regjistruan si votues jashtë Kosovës e përzgjodhën këtë mënyrë votimi. Kjo periudhë përfundon më 8 shkurt 2025.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mustafa: Vota për LDK-në, votë për të ardhmen e ndritshme të Kosovës
Next Article Bardhi në SHBA takon McCarthy: IRI rol të rëndësishëm në forcimin e demokracisë në Shqipëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?