By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Neymar po largohet nga sauditët pas fitimeve marramendëse vitin e kaluar – zbulohen shifrat joreale të brazilianit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Neymar po largohet nga sauditët pas fitimeve marramendëse vitin e kaluar – zbulohen shifrat joreale të brazilianit
Sport

Neymar po largohet nga sauditët pas fitimeve marramendëse vitin e kaluar – zbulohen shifrat joreale të brazilianit

admin
Last updated: 21/01/2025 09:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Futbollisti brazilian, Neymar i ka dhënë fund aventurës së tij të pasuksesshme por fitimprurëse financiarisht si lojtar në Arabinë Saudite, pasi pranoi të rikthehej në klubin e tij mëmë Santos.

Lajmi se Neymar ka pranuar të rikthehet në Santos-in e tij erdhi si një “rrufe në qiell të hapur”. Edhe pse dihej se do të largohej nga Al-Hilal dhe Arabia Saudite, pritej që shumë shpejt të bëhej lojtar i ri i Inter Miamit.

Ish-partnerët e tij në sulmin e Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez e thirrën atje, por ai megjithatë vendosi të ndjekë zemrën dhe vullnetin e tifozëve dhe të kthehet në Santos. Konfirmimi i transferimit pritet të arrijë së shpejti.

Pavarësisht se u shkrua shumë për të ardhurat e Neymarit, dhe për mënyrën se si ai i “rrënoi” sauditët, tashmë faqja e specializuar Capology prezantoi të dhëna krejtësisht të pabesueshme për fitimet e futbollistit brazilian në vitin e kaluar kalendarik.

Për shkak të një dëmtimi në ligamentin e kryqëzuar, Neymar luajti vetëm dy ndeshje vitin e kaluar, dhe kaloi 42 minuta në fushë. Gjatë asaj kohe, ai fitoi 101 milionë euro në vitin 2024.

Kjo do të thotë se Neymar fitoi 50.5 milionë euro për paraqitje në vitin 2024, ose 2.4 milionë euro në minutë. Interesant është fakti se për çdo prekje me topin, Neymar arkëtoi 1.1 milionë euro.

Ajo periudhë ka marrë fund dhe në Santos ai do të marrë një pagë dukshëm më të ulët, sepse brazilianët, si dhe shumica e botës së futbollit, nuk mund të ndjekin standardet financiare nga Arabia Saudite.

Pavarësisht se ka kohë që nuk është në fushë, do të jetë bukur ta shohim Neymarin me fanellën e Santos, ku me magjinë e futbollit tërhoqi vëmendjen e botës për emrin e tij.

You Might Also Like

Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve

Pjesa e parë, Maqedonia e Veriut 0-2 Zvicër

Kosova ngritet në ranglistën e FIFA-s

Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në disa pjesë të Shkupit cilësia e ajrit është shumë i dobët
Next Article Nga plumbi qorr dëmtohet xhami i një dritareje në Prizren, identifikohet i dyshuari

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?