By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga 2021 deri tani ushqimi është shtrenjtuar për 46.7%! Finance Think: Kufizimi i çmimeve nuk jep rezultat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Nga 2021 deri tani ushqimi është shtrenjtuar për 46.7%! Finance Think: Kufizimi i çmimeve nuk jep rezultat
Ekonomi

Nga 2021 deri tani ushqimi është shtrenjtuar për 46.7%! Finance Think: Kufizimi i çmimeve nuk jep rezultat

admin
Last updated: 10/01/2025 18:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nga fillimi i 2021 deri më tani ushqimi është shtrenjtuar për 46,8%, ndërsa niveli i përgjithshëm i çmimeve në vend është rritur për 35%. Këtë e tregon hulumtimi i Finance Think për atë nëse ka efekte nga masat për kufizim të çmimeve të ushqimit. Instituti rekomandon që masat të përdoren vetëm gjatë inflacionit të lartë, ndërsa në të gjitha rastet e tjera të zëvendësohen me masa strukturore të bazuara në tregje.

“Masat për kufizim të çmimeve të ushqimit kanë efekt të fuqishëm vetëm në muajin e parë të zbatimit, me uljen e inflacionit deri në minus 1%. Pas muajit të parë, efekti zbehet për shkak të përshtatjeve të tregjeve siç është rritja e çmimeve të produkteve alternative”, thonë nga Finance Think.

Se masat nuk japin efekt tregon edhe e ashtuquajtura shporta e Vitit të Ri e cila filloi më 15 dhjetor dhe zgjat deri më 15 janar. Në vend të rënies së çmimeve, kemi rritje, tregojnë statistikat. Në dhjetor inflacioni arriti 4.4% në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar. Ushqimi, pijet joalkoolike dhe lëngjet janë shtrenjtuar për 5.6%, perimet për 12.7%, vaji për 11.7% qumështi, djathi, vezët për 7.5%, mishi për 4%.

INDEKSI I SHPENZIMEVE PËR JETESË
DHJETOR TË VITIT 2024 – DHJETOR 2023
Ushqim dhe pije joalkoolike – 5.6%
Uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet – 15.8%
Perime – 12.7%
Kafja, çaji, kakao – 11.5%
Vaji dhe yndyrat – 11.7%
Qumështi, djathi, vezët – 7.5%
Mishi – 4%

Qeveria pasi kërcënoi se do t’i ngrij çmimet, më shumë herë përsëriti se në pjesën e dytë të dhjetorit ka pasur çmime të stabilizuara. Tani të gjithë sytë janë të drejtuar nga Komisioni për mbrojtje nga konkurrenca, e cila duhet të zbulojë dhe të dënojë nëse ka parregullsi sipas Ligjit për ndalesë të praktikave të padrejta tregtare.

“Përndryshe Komisioni do të punojë, do të mund të hyjë në kompanitë që të kontrollojë marrëveshjet sipas informacioneve që qarkullojnë në opinion dhe kështu me radhë. D.m.th. gjithçka që do të konstatohen si parregullsi do të mund edhe të sanksionohen. Dënimi është i lartë, 20 mijë euro”, u shpreh zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Statistikat tregojnë se inflacioni në eurozonën në dhjetor është 2.4%, ndërsa në vendet e rajonit është nën 2%, përveç Serbisë ku është 4.3%.

You Might Also Like

Sektorët që paguhen më së shumti

Sa përqind e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga panelet solare dhe turbinat e erës

Masa të reja për ndërtimet pa leje, akti normativ synon të disiplinojë më shumë punën në këtë sektor

Çmimi i ri i energjisë për makinat elektrike, zv ministri: Do ndikojë vetëm në një kategori klientësh

Trump: Tregjet e aksioneve amerikane janë ‘më të forta se kurrë më parë’ falë tarifave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Në Qafë Thanë policia shqiptare ka parandaluar kontrabandë të barnave
Next Article Jovanka Trençevska zgjidhet kryetare e Klubit Parlamentar të Grave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?