By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga 30 shqiptarë në FIZHT mbesin vetëm dy
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga 30 shqiptarë në FIZHT mbesin vetëm dy
Maqedoni

Nga 30 shqiptarë në FIZHT mbesin vetëm dy

admin
Last updated: 11/09/2024 14:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Largimi i shqiptarëve nga puna është shndërruar tashmë në fenomen në Qeverinë VMRO-VLEN. Një pjesë e punonjësve të larguar nga Fondi për Innovation dhe Zhvillim të Teknologjisë sot kanë kthyer mbrapsht pajisjet me të cilat kanë punuar sepse zyrtarisht nga e premtja që lam pas u është ndërprerë kontrata. Burimet tona brenda për brenda institucionit thonë se nga 30 shqiptarë sa kanë qenë të angazhuar, në Fond kanë mbetur vetëm dy të cilët kanë qenë të pajisur me vendim.

Gazetari i Klan Maqedoni vizitoi zyrat e Fondit për Inovacion dhe tentoi ta takojë drejtorin megjithatë agjenda e drejtorit për këtë javë qenka veçmë e mbyllur dhe për të takuar të njejtin, duhej rezervim paraprak.

Përveç premtimeve për takim me të parin e institucionit, punonjësja e cila na priti në zyrat e Fondit na premtoi edhe përgjigje për pyetjen që Klan e dërgoi ditën e djeshme në adresën elektronike të Fondit, megjithatë, përgjigjja përsëri mungoi dhe Fondi për Inovacion vazhdon ta mbajë të fshehur arsyen se pse janë larguar shqiptarët dhe vazhdon të mos e tregojë përqindjen e shqiptarëve që janë të angazhuar në këtë institucion

Largimi i punonjësve nuk është veprimi i vetëm që ka bërë pasardhësi i Halilit, burimet tona thonë se nga detyra janë liruar edhe katër antarët shqiptarë që kanë qenë në bord të këtij institucioni.

Nëse dikur kishte katër shqiptar në bord nga gjithësej shtatë, sot bordi të gjithë anëtarët e bordit të FIZHT janë maqedonas.

Ish drejtori, Festim Halili dje në një prononcim për Klan tha se kjo nuk është vetëm hakmarje politike por veprim për hemogjenizim të institucionit.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Fillon procedura për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale
Next Article Ganiu dhe Mediani dhuruan abetaren për nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?