By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga 75 zyrat e parapara të deputetëve për kontakt me qytetarët, në funksion janë lëshuar vetëm 25
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga 75 zyrat e parapara të deputetëve për kontakt me qytetarët, në funksion janë lëshuar vetëm 25
Maqedoni

Nga 75 zyrat e parapara të deputetëve për kontakt me qytetarët, në funksion janë lëshuar vetëm 25

admin
Last updated: 26/10/2024 21:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 tetor – Deputetët së paku një herë në javë kanë për detyrë të takojnë qytetarët dhe të dëgjojnë propozimet, kërkesat dhe nevojat e tyre. Për këtë qëllim, Kuvendi ka për detyrë të sigurojë hapësira për deputetët, në çdo zone zgjedhore. Pyetëm në Kuvend se a kanë siguruar hapësira të tilla dhe në cilat komuna. Nga atje na thanë se nga 75 zyra të parapara, nga shtatori janë hapur 25 të tilla.

Vendosëm të vizitojmë zyrat e zonave zgjedhore 1 dhe 2. Në zonën zgjedhore numër dy, deputetët e VLEN-it shfrytëzojnë hapësirën e kryetarit të këshillit të komunës së Çairit. Në ambientet e kësaj komune, zyrë të deputetëve ka edhe VMRO-DPMNE-ja.

Nga komuna na njoftuan se këtu gjendet edhe zyra e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe erdhëm të shohim nëse qëndron dikush, por fatkeqësisht zyra është e zbrazur dhe nuk ka askush. As asistent, por as deputetë.

Pa paralajmërim, shkuam të shohim nëse zyra të cilën deputetët e VLEN-it e shfrytëzojnë është funksionale. Në ambientet e komunës takuam deputeten Merita Koxhaxhiku, e cila po merrte pjesë në një aktivitet. Pasi u takuam na drejtoi te zyra, e cila në atë moment ishte e mbyllur.

Koxhaxhiku tha se bashkë me deputetin Bekim Sali, nëse jo të dy, së paku njëri prej tyre vjen çdo të premte nga ora dhjetë dhe presin qytetarët në takim.

“Kërkesat janë të them fillimisht ose më prioritare është çështja e punësimeve, pastaj probleme me dokumentacionet, pastaj me nënshtetësitë, pra ka qytetarë që një kohë të gjatë nuk kanë marrë nënshtetësi. Pastaj ka probleme me dokumente të tjera të cilat janë do të thotë varësisht prej nevojave”, deklaroi Merita Koxhaxhiku – Deputete / VLEN.

Zyra e zonës zgjedhore numër 1, të cilën e shfrytëzojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së, ndodhet në Karposh, në hyrje të lagjes Vllae.

Edhe në Karposh ka një zyrë të deputetëve të cilët presin qytetarët për të dëgjuar hallet e tyre dhe gjendet tek ura e “Vllajkov Most” që quhet, në Karposh dhe të shohim, por është e mbyllur për zyra për momentin. Nuk e di nëse asistenti gjendet në pauzë apo ndoshta nuk është fare këtu sot.

Zyrat për kontakt mes deputetëve dhe qytetarëve, që nga viti 2010 janë detyrim ligjor. Megjithatë nëse drejtoheni në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit, në pjesën e transparencës së këtij institucioni dhe kërkohen zyrat për kontakt me qytetarët faqja nuk ekziston.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Aksident i rëndë në Drenas, përfshihen tri vetura dhe lëndohen tre persona
Next Article Mateç, çerdhja edhe pse gati, akoma nuk është vënë në funksion

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?