By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin
Sport

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

admin
Last updated: 23/10/2025 13:31
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shqipëria është më pranë se kurrë me Kupën e Botës, pasi për herë të parë ka shanset reale për të shkuar në “Play Off”.

Për ta bërë këtë, kuqezinjtë fillimisht duhet të fitojnë patjetër ndaj Andorrës në transfertë, e më pas të presin se çfarë do të bëjë Serbia.

Kuqezinjtë janë aktualisht 1 pikë para serbëve, teksa të dyja skuadrat kanë për të luajtur edhe dy ndeshje, ku kuqezinjtë përballen fillimisht me Andorrën e më pas me Anglinë, ndërsa Serbia ka Anglinë në ndeshjen e më parë, e më pas do të presë Letoninë.

Veç fitores ndaj Andorrës që është detyrim për skuadrën tonë, shpresohet edhe që Anglia të fitojë në Londër ndaj Serbisë, në mënyrë që të jemi zyrtarisht të kualifikuar si vendi i dytë në grupin K, për të mbajtur gjallë shpresën për Botëror.

Si në Europian, ashtu edhe në këto kualifikuese, Silvinjo ka pasur një futbollist, i cili ka dhënë zgjidhje sa herë që kuqezinjve i është dashur.

Nëse në Europian, ishte Jasir Asani ai që me golat e tij na kualifikoi, këtë herë është Rei Manaj lojtari protagonist, që ka marrë Shqipërinë “për dore” drejt Botërorit.

JASIR ASANI- Sulmuesi nga Shkupi u grumbullua për herë të parë te Shqipëria nga Silvinjo, teksa besimi i këtij të fundit u shpërblye menjëherë.

Asani zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në Poloni, pavarësisht se kuqezinjtë u mundën, duke dhënë sinjale se në krahun e djathtë të sulmit, kishim fituar një lojtar që mund të bënte diferencën.

Pritja për golin e parë, ishte e shkurtër duke qenë se Asani arriti të realizonte një kryevepër në ndeshjen ndaj Andorrës në “Air Albania”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Vetëm pak javë më vonë, Asani kthehej në protagonist, me një tjetër supergol të shënuar ndaj Polonisë nga distanca për të kaluar Shqipërinë në avantazh në fitoren 2-0.

Ecurinë me supergola e ruajti edhe ndaj Çekisë në Tiranë, ku shënoi sërish golin e avantazhit, aty ku Shqipëria fitoi 3-0 falë golit të tij dhe më pas 2 golave të shënuar nga Seferi, njëri prej të cilëve u asistua nga Asani.

Me 3 golat e shënuar në kualifikueset e Europianit, Asani u kthye në hero pasi ishte vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme, duke ndihmuar jo pak Shqipërinë për të shkuar në Europian për herë të dytë në histori.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sulmuesi nga Shkupi ka shënuar edhe 3 gola të tjerë me kuqezinjtë, fillimisht në miqësore ndaj Lihtenshteinit, e më pas në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës dhe në fitoren ndaj Gjibraltarit.

Në 6 ndeshjet që Jasir Asani ka shënuar, Shqipëria ka arritur të fitojë, statistikë kjo që i jep një impakt të jashtëzakonshëm formës së tij.

REI MANAJ- Nëse në Europian ishte Asani ai që po e mbante Shqipërinë me shpresë, në kualifikueset e Botërorit gjërat kanë ndryshuar, pasi 30-vjeçari nuk është preferuar në lojë nga Silvinjo.

Vendin e tij me gola, e ka zënë sulmuesi Rei Manaj i cili së fundmi u kthye në hero në Leskovc, ku shënoi golin e fitores në ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të kualifikueseve të Botërorit.

Sulmuesi lushnjar gjeti golin e tij të parë në kualifikuese, duke i shënuar Andorrës një dygolësh në fitoren 3-0, teksa një gol të rëndësishëm, po realizonte edhe ndaj Letonisë në transfertë, por topi u devijua në vijë fatale duke u konsideruar më pas autogol nga vendësit.

Sulmuesi ishte protagonist në ndeshjen ndaj Serbisë në Tiranë, po aty humbi penalltinë që mund t’i jepte 3 pikët, gabim të cilin e ka shlyer në Leskovc me një gol shumë të rëndësishëm, shkruan Panorama.

Kështu, në 6 golat që Shqipëria ka shënuar në këto kualifikuese, 3 prej tyre i ka shënuar Rei Manaj dhe njëri është autogol, të cilin “e detyroi” sulmuesi ynë.

Shqipërisë i kanë mbetur edhe dy ndeshje, në të cilat të dy sulmuesit duhet që të jenë në formën e tyre më të mirë, për të gjetur golin që mund të shënojë arritjen më të madhe në historinë e futbollit shqiptar, për ta dërguar skuadrën në “Play Off” të Kupës së Botës.

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Mbyllen të gjitha ndeshjet në Ligën e Kampionëve, fitojnë favoritët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Protestë e banorëve të Çashkës para KSHZ-së: Të mos manipulohet me vullnetin e qytetarëve
Next Article 76 % e qytetarëve mendojnë që personat me ndikim politik kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?