By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga kontrata milionëshe te poshtërimi publik! Al Nassr ftoi futbollistin slloven dhe më pas e përzuri nga hoteli edhe e ktheu mbrapsht në Holandë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Nga kontrata milionëshe te poshtërimi publik! Al Nassr ftoi futbollistin slloven dhe më pas e përzuri nga hoteli edhe e ktheu mbrapsht në Holandë
Sport

Nga kontrata milionëshe te poshtërimi publik! Al Nassr ftoi futbollistin slloven dhe më pas e përzuri nga hoteli edhe e ktheu mbrapsht në Holandë

admin
Last updated: 23/07/2025 22:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një histori e pazakontë ka tronditur merkato-n verore.

David Hancko, mbrojtësi i përfaqësueses së Sllovenisë dhe një nga emrat më të kërkuar të verës, ka përjetuar një situatë të paprecedentë pas një transferimi të finalizuar drejt Al Nassr, që përfundoi në mënyrë skandaloze.

Feyenoord kishte arritur marrëveshje të plotë për shitjen e Hanckos te skuadra saudite për plot 40 milionë euro – një shifër rekord për klubin holandez.

Lojtari ishte larguar nga Roterdami, i kishte dhënë lamtumirën shokëve të skuadrës dhe kishte marrë rrugën drejt kampit stërvitor të Al Nassr në Austri, ku ndodhet edhe Cristiano Ronaldo. Por sapo mbërriti, gjithçka ndryshoi.

Sipas raportimeve, Hancko nuk u prit nga asnjë zyrtar i klubit, nuk ishte planifikuar për stërvitje dhe iu kërkua të akomodohej në një hotel tjetër – i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës. Pak orë më vonë, ai u njoftua se nuk ishte më i mirëpritur, pa asnjë shpjegim zyrtar.

Feyenoord reagoi ashpër: “Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë. Lojtari u ftua në kamp stërvitor, marrëveshja ishte e mbyllur, dhe papritur u shpall i padëshiruar. Është skandaloze dhe e pakuptueshme.”

I mbetur pa kontratën e ëndrrave dhe i turpëruar, Hancko u kthye te Feyenoord, që ndodhet aktualisht në fazë përgatitore në Gjermani. Sipas zërave të fundit të merkatos, Atlético Madrid ka shfaqur interes konkret për mbrojtësin, por fyerja e pësuar nga ana e Al Nassr mbetet një njollë në karrierën e lojtarit.

Ngjarja ka nxitur debate të mëdha në komunitetin futbollistik dhe ka hedhur dyshime mbi seriozitetin e menaxhimit të klubeve të Ligës Saudite në transferimet ndërkombëtare.

You Might Also Like

Gjiganti anglez përshpejton negociatat për transferimin e Rashford

Vetëm 90 minuta mjaftuan: Rregulli i rreptë i FIFA-s u shkel dy herë në ndeshjen hapëse të Botërorit

Zbulohet arsyeja pse Barcelona vendosi të mos nënshkruajë me Bernardo Silvan

Ekipi që do të vlente mbi 1.3 miliardë euro: Formacioni më i shtrenjtë i Kupës së Botës 2026

Interi negocion transferimin e yllit të Real Madridit gjatë verës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Cristiano Ronaldo feston arritjen e re në lidhje me markën e të brendshmeve “CR7”
Next Article Lamine Yamal, ‘floriri’ i Barcelonës, arrin vlerën rekord prej 280 milionë eurosh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?