By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga kufjet te biletat për Ligën e Kampionëve, Yamal shpërndan dhurata për tifozët në Barcelonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Nga kufjet te biletat për Ligën e Kampionëve, Yamal shpërndan dhurata për tifozët në Barcelonë
Sport

Nga kufjet te biletat për Ligën e Kampionëve, Yamal shpërndan dhurata për tifozët në Barcelonë

admin
Last updated: 11/11/2026 11:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka mbajtur premtimin e dhënë para Kupës së Botës, duke shpërndarë 100 palë kufje të markës Beats për tifozët, në një aksion që ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Yamal kishte premtuar se do t’i dhuronte 100 palë kufje në rast se Spanja do të shpallej kampione e botës. Pas triumfit të përfaqësueses spanjolle, 18-vjeçari vendosi ta realizonte premtimin, ndërsa gjithë aksionin e publikoi përmes një videoje në kanalin e tij në YouTube.

I shoqëruar nga miqtë dhe një kushëri, ylli i Barcelonës udhëtoi me veturë nëpër rrugët e qytetit, duke shpërndarë lokacionet e tij në Instagram, në mënyrë që tifozët të kishin mundësi ta takonin.

Një nga momentet që mori më së shumti vëmendje ishte takimi me dy të rinj, të cilët nuk e kishin kuptuar fillimisht se kush po i thërriste nga vetura.

Yamal uli xhamin nga ulësja e pasme dhe i pyeti nëse dinin ndonjë restorant në afërsi ku mund të darkonte i qetë. Pasi mori përgjigjen e tyre, futbollisti vendosi t’i shpërblente me nga një palë kufje, duke ua bërë të qartë se dhurata ishte në këmbim të informacionit.

Të befasuar nga gjesti dhe takimi i papritur me yllin e Barcelonës, dy të rinjtë shfrytëzuan rastin edhe për të bërë fotografi me të.

Megjithatë, ky nuk ishte momenti i vetëm i veçantë i aksionit. Gjatë shëtitjes nëpër qytet, Yamal u ndal edhe pranë një grupi fëmijësh në një park, bisedoi me ta dhe më pas u dhuroi katër bileta për një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

– YouTube  www.youtube.com

You Might Also Like

Klopp ka një listë sekrete të sulmuesve të Gjermanisë, golashënuesi më i mirë i Bundesligës është vetëm i treti

Ter Stegen flet për të ardhmen te Barcelona: Nuk e di çfarë do të ndodhë në verë

Zubimendi thyen heshtjen për të ardhmen te Arsenali, reagon për interesimin e Atleticos dhe minutat e pakta

Marrëdhënia Zidane-Mbappe shkakton polemika: heshtje në Madrid dhe tension brenda kampit francez

Kosova me ndryshime në mbrojtje, Foda duhet të krijojë një treshe të re për ndeshjet e nëntorit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Russell Brand mbahet i ndarë nga të burgosurit e tjerë, zbulohet arsyeja e masës së sigurisë
Next Article Urinaret inteligjente pushtojnë Ligën Premier, klubet zbulojnë dehidratimin e lojtarëve brenda sekondave
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?