By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga premtimi për kredi me zero kamatë, te realiteti ku duhen 17 vite punë për një banesë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Nga premtimi për kredi me zero kamatë, te realiteti ku duhen 17 vite punë për një banesë
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Nga premtimi për kredi me zero kamatë, te realiteti ku duhen 17 vite punë për një banesë

admin
Last updated: 06/07/2026 10:58
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 korrik, Zhurnal.mk – Çështja e sigurimit të vendbanimit po bëhet një nga sfidat më të mëdha për çiftet e reja në vend. Ajo që dikur u prezantua si zgjidhje kredi për  banesa me zero kamatë e premtuar nga VLEN në kohë fushate sot po përballemi me në një realitet ku ky premtim as që diskutohet. Nga premtimi për lehtësim financiar te realiteti ka ku për të blerë një banesë në Shkup, një çift i ri duhet të punojë mbi një dekadë e gjysmë, që do të thotë se gjysma e jetës së tyre aktive kalon duke paguar qira, derisa të arrijnë për ta siguruar një kulm të tyre mbi tokë, shkruan Zhurnal.

Për një banesë në Shkup duhet të punohet deri në 17 vjet, me kursim të një page të plotë pa bukë e pa ujë

Në vend të një politike që synon t’i mbajë të rinjtë në vend, vendbanimi apo banesa po bëhet luks, jo nevojë bazike. Dhe kjo natyrisht që i shtyn të rinjtë drejt dy rrugëve të vetme qiraxhi të përjetshme ose emigrant poashtu të pëtjetshëm.

Banka Popullore regjistron rritje vjetore të çmimeve prej 13,3%, ndërsa ekspertët e ndërtimit paralajmërojnë se çmimet e larta, pagat e ulëta dhe kreditë e shtrenjta po i largojnë të rinjtë nga banesa e tyre. Edhe pse ritmi i shtrenjtimit po ngadalësohet, tregu i patundshmërive nuk po zbutet. Për banesë në Shkup duhet të punohen deri në 17 vjet, ndërsa të rinjtë gjithnjë e më shpesh mbeten me qira ose kërkojnë të ardhmen jashtë vendit.

Çmimet e banesave në Shkup janë rritur për 13,3%, dhe ekspertët paralajmërojnë se çmimet e larta dhe pagat e ulëta po i largojnë të rinjtë nga banesa e tyre. Çmimet vazhdojnë të rriten, ndërsa banesa e vetë po bëhet gjithnjë e më e paarritshme për shumë qytetarë. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore, në tremujorin e dytë të këtij viti çmimet e banesave janë më të larta për 13,3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në nivel tremujor është regjistruar rritje prej 5,5%.

Por pas statistikave fshihet një problem shumë më i madh se të rinjtë gjithnjë e më vështirë mund të përballojnë blerjen e një banese. Sipas analizave, nëse një person do të ndante të gjithë pagën e tij për blerjen e një banese, pa shpenzuar asnjë denar për ushqim, fatura apo nevoja të tjera jetësore, do t’i duheshin nga 10 deri në 17 vjet për të siguruar banesë të vetën, varësisht nga qyteti. Në Shkup, periudha është më e gjata dhe arrin deri në 17 vjet.

Ekspertët e ndërtimit të prononcuar për media të shumta paralajmërojnë se, pavarësisht ndërtimit intensiv, në vend ka rreth 100.000 banesa të zbrazëta, ndërsa blerja e banesës së dytë apo të tretë mbetet një nga investimet më të leverdishme për ata që disponojnë kapital. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë të rinj përballen me zgjedhjen të mbeten me qira, të jetojnë me prindërit ose të kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit.

Sipas statistikave evropiane, të rinjtë në Maqedoninë e Veriut pavarësohen dukshëm më vonë krahasuar me vendet e Evropës. Ndërsa në Suedi të rinjtë e lënë shtëpinë prindërore, mesatarisht, në moshën 19 vjeç, dhe në Finlandë e Danimarkë rreth 21 vjeç, në vendet e rajonit, si Kroacia, Greqia dhe Bullgaria, pavarësimi zakonisht ndodh pas moshës 30 vjeç.

Mbetet të shihet nëse institucionet përkatësisht politikanët do të ndërhynë për ta zbutur këtë situatë që vërtetë është alarmante. Prej tyre, nuk kërkohet as më shumë e as më pak pos asaj që e kanë premtuar dhe kanë kërkuar besimin e të rinjve. Në momentin që do të mundësohet blerja e një banese me kredi me normë interesi 0% për çiftet e reja, kjo natyrisht që do të ishte e përballueshme me një këst mujor që mund ta mbulonte secili çift i ri dhe në fund do të jenë pronar të një shtëpi të tyre, jo qiraxhi gjithë jetën. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Mbi gjashtë mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut për punë sezonale në Kroaci

Lajm i rëndësishëm për mërigmtarët: Toshkovski shpejgon si gjobiten veturat me targa të huaja

“Platforma e Mickoskit është kundër LSDM‑së”, thonë nga LSDM

Fatmir Bytyqi: Kush kë e ngrit partia njerëzit apo njerëzit partinë?

Imeri: Bujar Osmani para se të kërkojë llogari duhet të jap përgjegjësi për dy dekada udhëheqje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Miratohet Ligji i ri për energjinë e ripërtëritshme, lehtësohen investimet dhe procedurat
Next Article Pas rrëfimit për IVF, Juliana Nura organizon “Baby Shower”-in për binjakët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Osmani nuk komenton nismën për shkarkimin e Abdixhikut: Qëndroj prapa deklarimeve të mëhershme
Kosovë
Mbi gjashtë mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut për punë sezonale në Kroaci
Maqedoni
Nga mesnata dizeli shtrenjohet për 2,5 denarë, benzina për 1 denar
Ekonomi
Lajm i rëndësishëm për mërigmtarët: Toshkovski shpejgon si gjobiten veturat me targa të huaja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?