By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga refuzimet e shtëpisë diskografike te 11 nominime për Grammy, historia e jashtëzakonshme e Raye-s
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Nga refuzimet e shtëpisë diskografike te 11 nominime për Grammy, historia e jashtëzakonshme e Raye-s
Showbizz

Nga refuzimet e shtëpisë diskografike te 11 nominime për Grammy, historia e jashtëzakonshme e Raye-s

admin
Last updated: 28/11/2026 12:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nga refuzimet e shtëpisë diskografike te 11 nominime për Grammy, historia e jashtëzakonshme e Raye-s

Raye po përjeton momentin më të madh të karrierës së saj. Këngëtarja britanike, 29 vjeçe, ka marrë 11 nominime për çmimet Grammy 2027, duke u renditur mes emrave më të vlerësuar të muzikës botërore.

Por, pas këtij suksesi fshihet një rrugëtim i vështirë, i shoqëruar me zhgënjime, refuzime dhe një betejë pesëvjeçare me shtëpinë e saj diskografike.

Ajo u pranua në shkollën prestigjioze BRIT në moshën 14-vjeçare, por u largua vetëm dy vite më vonë, pasi nuk ndihej më e përfshirë në atë ambient.

Në moshën 17-vjeçare nënshkroi një kontratë me katër albume me Polydor Records, duke shpresuar të ndërtonte karrierën e saj si artiste solo.

Megjithatë, për pesë vite albumi i saj debutues nuk u publikua.

Gjatë kësaj periudhe, Raye shkroi dhe kontribuoi në këngët e artistëve të tjerë, përfshirë Jax Jones dhe David Guetta, ndërsa projekti i saj personal mbetej i bllokuar.

Këngëtarja ka treguar se kjo situatë ndikoi rëndë në gjendjen e saj emocionale dhe se dëshira e vetme ishte të kishte kontroll mbi karrierën dhe muzikën e saj.

Në vitin 2021, ajo arriti të shkëputej nga Polydor dhe të vazhdonte në mënyrë të pavarur. Dy vite më vonë publikoi albumin e saj të parë, My 21st Century Blues, ku përfshihej edhe hiti Escapism.

Në vitin 2024, Raye bëri histori në BRIT Awards, duke fituar gjashtë çmime brenda një mbrëmjeje të vetme.

Së fundmi, albumi This Music May Contain Hope dhe kënga Where Is My Husband! e kanë çuar edhe më tej suksesin e saj.

Me 11 nominime për Grammy, përfshirë kategoritë kryesore, Raye ka një tjetër arsye për të festuar.

Ndërkohë, fansat e shohin si një nga kandidaturat më të përshtatshme për të interpretuar këngën e filmit të ardhshëm të James Bond, megjithëse deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë mundësi.

You Might Also Like

Pas 14 vitesh lidhje e me dy fëmijë, Valdrina i thotë PO propozimit për martesë nga Valdeti në BBVK

Monica Bellucci mori gjithë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Marrakesh me një fustan elegant të zi me xixa

Nga Daors te Qamile – zbulohen emrat e vërtetë të banorëve të Big Brother VIP Kosova 5

Azem Lukaj publikon “UÇK – Liria jonë”, kënga që zgjon emocionet dhe krenarinë kombëtare

Këngëtarja Donna Dafi tërheq vëmendjen e mediave amerikane me “Enemy”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arteta e dëshiron me çdo kusht, por transferimi i yllit francez mund t’i kushtojë një pasuri Arsenalit
Next Article Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?