By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ngjela: PD nuk fiton me Berishën, jep dorëheqjen pas zgjedhjeve?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ngjela: PD nuk fiton me Berishën, jep dorëheqjen pas zgjedhjeve?
Shqipëri

Ngjela: PD nuk fiton me Berishën, jep dorëheqjen pas zgjedhjeve?

admin
Last updated: 22/02/2025 16:24
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Nga Spartak Ngjela

Shqipëria sot gjendet në në situatë me një politikë të ngrirë. Gjithçka në këtë gjendje të ngrirë kuptohet se vjen e qëndron në favor të pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

I. Po pse Rama ndihet i sigurt në pushtetin e tij me këtë situatë politike të ngrirë vetëm në maxhorancë? Sepse tani, gjithkush e sheh dhe e kupton që Partia Demokratike është në një gjendje krize që nuk krijon dot as ide të reja për zhvillimin kombëtar, dhe ende nuk ka krijuar një platformë normale për programin politik të asaj përballë opinionit publik, në këtë periudhë që gjendet dy muaj para ditës së zgjedhjeve.

Dhe kuptohet ndërkaq që Partia Demokratike nuk ka një kryetar partie të pranueshëm ndërkombtarisht në Perëndim, sepse Sali Berisha është non grata në Amerikë. Dhe kjo gjendje po e dëmton në mënyrë permanente. Por e kupton dot Partia Demokratike këtë gjendje? Ajo e kupton, por tani vetë Partia është e pushtuar nga Sali Berisha.

Por, a mund të vijë në pushtet në Shqipëri sot një parti politike që e ka kryetarin e saj të shpallur të padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me motivin: për korrupsion me gjithë familjen e tij? Dhe prandaj, pikërisht këtu mbyllet çdo perspektivë e tij.

Dhe nuk duhet të harrojmë se Sali Berisha është përballë një procesi gjyqësor edhe në Shqipëri me akuzën “për korrupsion “. Atëherë, çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike? Po Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga të gjitha postet në Partinë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve?

Nëse do t’i qëndronim një analize politike, duke parë situatën se, Partia Socialiste hyn në garën elektorale për të marrë mandatin e katërt të qeverisjes së saj, PD duhej të ishte favorite kryesore. Por në të njëjtën kohë na duhet të theksojmë se është fakt tani që, të fitosh zgjedhjet elektorale të këtij viti me Berishën kryetar partie, është pamundësi absolute. Dhe sigurisht që këtu mbyllet gjitjçka.

II. Politika e çdo partie në Shqipëri ka sot një ligjësi të brendshme që thotë: kryetari i papranueshëm nga shoqëria shqiptare dhe nga politika amerikane në funksion të drejtimit të Shqipërisë, nuk mund të jetë kryetar, sepse ky krijon një luftë elektorale, e cila do të zhvillohej në vakum. Ja kjo është arsyeja që nuk mund të kapërcehet, sepse Berisha është nën presionin psikik të padisë penale që e akuzon në gjykatë për korrupsion, dhe gjendja e tij juridike nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë Berisha ka vetëm një shpresë, dhe vetëm sipas kësaj pyetjeje: a do të mund ta marrë pafajësinë e tij në SPAK ku po gjykohet me akuzën për korrupsion? Dhe në fund pyesim: A do të mund të dalë Shqipëria nga kjo gjendje e ngrirë në muajin maj të këtij viti?

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KQZ: Vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora, drejt fundit
Next Article Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?