Dortmundi ka mbetur pa trajner pasi kanë shkarkuar nga puna trajnerin Nuri Sahin pas rezultateve të dobëta.
Verdhezinjtë janë në kërkim të një trajneri të ri pasi sezoni i tyre ka nisur në mënyrë katastrofale.
Gjiganti gjerman ka kontaktuar kroatin Niko Kovac, por ai ka refuzuar ta marrë drejtimin e klubit nga Signal Iduna Park.
Sport Bild tani ka raportuar se te Dortmundi kanë katër emra në listë, ku njëri nga ta do ta marrë drejtimin e skuadrës për të shpëtuar sezonin.
Trajneri holandez Erik Ten Hag është në krye të dëshirave të verdhezinjve, por aty në mesin e favoritëve ndodhet edhe ish-trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low.
Dy emrat e tjerë të cilët janë në listën e verdhezinjve dhe të cilët për momentin janë të papunë janë edhe Urs Fischer dhe Roger Schmidt.
