By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikolloski: Arsovska është e motivuar nga BDI për të krijuar spektakle, Qyteti ka të gjitha kompetencat për ndërtimet pa leje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikolloski: Arsovska është e motivuar nga BDI për të krijuar spektakle, Qyteti ka të gjitha kompetencat për ndërtimet pa leje
MaqedoniTOP LAJM

Nikolloski: Arsovska është e motivuar nga BDI për të krijuar spektakle, Qyteti ka të gjitha kompetencat për ndërtimet pa leje

admin
Last updated: 27/06/2025 13:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 qershor – Ka përfunduar spini dhe ndërtimi i skandalit për ndërtimet pa leje në Çair – një spin i drejtuar kundër Qeverisë nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska – dhe kjo përfundoi me heshtjen e saj të shkurtër, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri për Transport dhe Lidhje, Aleksandar Nikolloski, nga foltorja e Kuvendit.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka kompetenca të veprojë vetëm për objektet e kategorisë A, ndërsa për ndërtimet për të cilat flet çdo ditë kryetarja e Shkupit, kompetent është Qyteti,” deklaroi Nikolloski dje, duke iu përgjigjur një pyetjeje të deputetes Slavjanka Petrovska, nëse kanë kontrolluar çfarë po ndodh në Komunën e Çairit, ku, sipas postimeve të kryetares së Shkupit, po ndërtohen objekte pa leje.

Nikolloski e vlerësoi paraqitjen e Danella Arsovskës si spektakël, duke theksuar se pushteti i qytetit ka të drejtë të veprojë nëse konstatohet se disa objekte janë ndërtuar pa leje.

“Mendoj se është e drejtë që opinioni të informohet se përgjegjësia e plotë është te kryetari i Qytetit të Shkupit përmes inspektoratit ndërtimor përkatës dhe në vend që të bëhen spektakle, le të dalin me inspektoratin ndërtimor dhe ta konstatojnë gjendjen. Nëse ka ndërtim pa leje, ato duhet të prishen. Nëse ndërtuesi nuk dëshiron t’i prishë, atëherë Qyteti duhet të shpallë tender për një kompani që do t’i shembë, dhe pastaj shpenzimet bien mbi atë që ka ndërtuar pa leje. Dhe të dorëzojë kallëzim përkatës në prokurorinë kompetente dhe të përgjigjet penalisht. Gjithashtu, nëse objekti është ndërtuar në tokë që është pronë e Republikës së Maqedonisë, siç ka indikacione në opinion, atëherë ajo pasuri duhet të konfiskohet,” theksoi Nikolloski.

Sipas tij, e gjithë kjo veprimtari e Arsovskës lidhur me ndërtimet pa leje është spektakël publik i motivuar nga partia politike BDI dhe funksionarë të lartë të saj, me të cilët kryetarja ka lidhje të caktuara.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Festa e Vidovdanit, Kurti: Mos bini pre e asnjë provokimi gjatë ditës së nesërme
Next Article BDI: Vazhdon diskriminimi sistematik i shqiptarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?