By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nis samiti i Procesit të Brdo-Brijuni-t, Begaj mikpret udhëheqësit e vendeve anëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nis samiti i Procesit të Brdo-Brijuni-t, Begaj mikpret udhëheqësit e vendeve anëtare
MaqedoniShqipëri

Nis samiti i Procesit të Brdo-Brijuni-t, Begaj mikpret udhëheqësit e vendeve anëtare

admin
Last updated: 06/10/2025 11:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 tetor –  Ka nisur sot në Golem të Kavajës samiti i Procesit të Brdo-Brijuni-t.

Presidenti Bajram Begaj në kuadër të këtij samiti mikpret në Shqipëri udhëheqësit e vendeve anëtare të Procesit të Brdo-Brijuni-t së bashku me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe Presidentin e Kroacisë Zoran Milanoviç si vende bashkëkryesuese të procesit.

“Të bashkuar në interesa dhe angazhime, për një të ardhme të përbashkët. Së bashku drejt së ardhmes evropiane”, shkroi Begaj në një postim në rrjetet sociale.

Në fokus të samitit pritet të jenë çështjet që prekin rajonin, si dhe proceset integruese të Ballkanit Perëndimor.

Temat e diskutimeve lidhen me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, Planin e Rritjes së BE-së, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, sidomos të rinisë.

Veç Seancës Plenare dhe Konferencës për Shtyp që Presidenti Begaj do të mbajë së bashku me homologët e Sllovenisë dhe Kroacisë, (shtetet bashkëkryesuese të “Brdo –Brijuni-t”), përgjatë punimeve të këtij samiti janë parashikuar edhe takime dypalëshe mes liderëve pjesëmarrës.

Ky samit pritet të dalë me konkluzionet përkatëse, të cilat konsiderohen si shtysë për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse dhe progresit të tyre.

Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia janë pjesë e Procesit të Brdo-Brijuni-t, iniciativë e vitit 2010 e Sllovenisë dhe Kroacisë, dy shtete anëtare të BE-së.

Agjenda e samitit:

- Advertisement -
Ad imageAd image

E hënë, 6 tetor 2025

10:30-10:50 -Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes.

Pritja e krerëve të delegacioneve nga Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Foto familjare.

11:00-13:00- Seanca plenare.

11:05- Fjala hapëse nga Presidenti Begaj.

13:00- Konferenca e përbashkët për shtyp e Presidentëve: Begaj, Pirc Musar dhe Milanoviç.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mjeku ligjor: Ademaj kishte hematomë në krah – dëmtimi u shkaktua para ose gjatë vrasjes me mjet të fortë, jo të mprehtë
Next Article Sotir Lukrovski: Karposhit i ka ardhur në majë të hundës nga profiterët që e shtrydhin për përfitime personale tash 30 vjet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?