By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nis shpërndarja e teksteve mësimore falas për Diasporën, Kumbaro: Zgjerojmë mbështetjen financiare për mësuesit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nis shpërndarja e teksteve mësimore falas për Diasporën, Kumbaro: Zgjerojmë mbështetjen financiare për mësuesit
Shqipëri

Nis shpërndarja e teksteve mësimore falas për Diasporën, Kumbaro: Zgjerojmë mbështetjen financiare për mësuesit

admin
Last updated: 09/07/2026 12:24
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 9 korrik Zhurnal.mk – Në 15 vende ku jeton Diaspora ka nisur shpërndarja e teksteve mësimore për vitin shkollor 2026–2027, një nga proceset më të rëndësishme në mbështetje të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për fëmijët shqiptarë jashtë vendit.

Këtë vit, me financim të qeverisë shqiptare, do të shpërndahen mbi 5.800 paketa mësimore, duke garantuar që tekstet të mbërrijnë falas tek të gjithë nxënësit dhe mësuesit e Diasporës.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ndoqi nga afër nisjen e këtij procesi në Qendrën e Botimeve për Diasporën, ku ndau edhe risinë kryesore të këtij viti: për herë të parë do të shpërndahet Niveli III i tekstit “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, duke plotësuar ciklin e teksteve për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

“Puna për shpërndarjen e librave është 1-vjeçare përgatitore. Që nga hartimi, përgatitja, por edhe kontaktet që ne mbajmë me të gjitha përfaqësitë tona dhe sidomos me mësuesit në diasporë, me shoqatat, me klasat e gjuhës shqipe dhe janë ata që japin kërkesat dhe nevojat. Fakti që ne shkojmë te niveli III do të thotë që ka një kërkesë në rritje. Është një angazhim i qeverisë shqiptare për të marrë përsipër financimin, shpërndarjen, me një bashkëpunim shumë të mirë të Ministrisë së Arsimit nëpërmjet Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe Ministrisë së Jashtme”, tha Kumbaro.

Ministrja e Arsimit bëri të ditur gjithashtu se qeveria shqiptare do të zgjerojë mbështetjen financiare për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë, duke rritur numrin e tyre edhe përtej Greqisë.

“Ka një vullnet nga të dyja ministritë, si Ministria e Jashtme dhe Ministria e Arsimit, pra nga qeveria shqiptare, për ta rritur numrin e mësuesve me mbështetje financiare në Greqi, por edhe për të shkuar me një pjesë të mësuesve në Itali. Po punojmë për këtë dhe do të kemi një numër më të madh mësuesish që paguhen për t’u mësuar fëmijëve tanë në diasporë gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare”, bëri me dije Kumbaro.

Sipas ministres Kumbaro, një tjetër objektiv është forcimi institucional i mbështetjes për gjuhën shqipe në diasporë përmes transformimit të Qendrës së Botimeve për Diasporën në agjenci të dedikuar për certifikimin e shqipes si gjuhë e dytë.

“Prandaj edhe nisma jonë për të bërë transformimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën në një agjenci të dedikuar për gjuhën shqipe si gjuhë e dytë, që të futet në kornizën europiane të gjuhëve, që do të ketë gjithë financimin e nevojshëm. Ndaj duhet të kalojmë nga ky stad në atë të gjuhës shqipe si gjuhë pune, si një gjuhë e mësuar dhe e certifikuar”, nënvizoi Kumbaro.

Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Mimoza Hysa, theksoi se procesi i shpërndarjes është konsoliduar ndër vite dhe çdo vit shoqërohet me risi.

“Këtë vit tekstet do të dërgohen në 15 përfaqësi dhe në 17 vende. Ne mbulojmë të gjitha vendet ku ka mësim të gjuhës shqipe në diasporë. Ky është një proces që në 7 vite ka marrë formën e duhur dhe çdo vit ka pasur një risi”, tha drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Mimoza Hysa.

Për vitin shkollor 2026–2027 do të shpërndahen 5.800 paketa mësimore, rreth 17 mijë tekste.

Risia më e rëndësishme e këtij viti është përfshirja për herë të parë e Nivelit III të tekstit “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, duke plotësuar paketën e teksteve në tri nivele: Niveli I, Niveli II dhe Niveli III. Ky zhvillim krijon një vazhdimësi të plotë në mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe ndjekin mësimin plotësues në diasporë.

You Might Also Like

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë

Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit

Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket

Vriten dy persona në Dukagjin, raportohet edhe për një të plagosur

Mbyllet pas gjashtë orësh mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e komisioneve në Pogradec/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e kryeministrit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndahet nga jeta në moshë të re eprori policor kërçovar, Genc Arsllani
Next Article A mund të bëhet Maroku një fuqi e madhe futbolli?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?