By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta, sot deri në 41 gradë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta, sot deri në 41 gradë
Maqedoni

Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta, sot deri në 41 gradë

admin
Last updated: 13/08/2024 07:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 gusht – Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta mbetet aktiv edhe sot dhe nesër ku nën ndikimin e masës ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, moti do të jetë veçanërisht i nxehtë dhe temperaturat ditore do të tejkalojnë 40 gradë. Në Shkup temperatura maksimale do të arrijë deri në 41 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të DPHM, moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 23 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 35 deri në 41 gradë Celsius. Indeksi UV do të ketë vlerën 9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të sillet deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 41 gradë Celsius.

DPHM deri në fund të kësaj jave prognozon mot me diell dhe shumë të nxehtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.

“Nga e enjtja në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë dukuri lokale të motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, veçanërisht në ditët e fundjavës ku do të ketë kushte për stuhi të izoluar me reshje të fuqishme të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe breshër”, kumton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Për shkak të valës së re të të nxehtit në tre ditët e para të kësaj jave të punës, deri nesër (14 gusht) vlejnë rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta të cilat i miratoi Qeveria në seancën e së dielës me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Me rekomandimet e parandalimit, grupet më të rrezikuara të popullsisë – gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, përjashtohen nga detyrimet e punës.

Punëdhënësve u rekomandohet që nga data 12 deri më 14 gusht të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë në ambient të hapur, pra të shmangin aktivitetet e punës në natyrë nga ora 11 deri në orën 17 dhe gjatë asaj periudhe të ditës të mos nxjerrën as fëmijët nga kopshtet dhe të mos kenë aktivitet fizik.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Komunat, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për çështje sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit këshillohen që të ndihmojnë personat e vetmuar, të moshuarit, të pamundurit dhe të pastrehët.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Hapja e urës mbi Ibër, Durimishi thotë se sot pritet publikimi i raportit për stabilitetin e saj
Next Article Promovim i oficerëve dhe nënoficerëve në Akademinë ushtarake

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?