Një 19-vjeçar i quajtur Erion Kurti, ka vdekur dje pas një aksidenti tragjik në punë në Ulqin. Kështu thuhet në një postim të Fshatit Krythë, Ulqin në Facebook.
I ndjeri ka qenë djali i mësuesit Rexhep Kurti nga fshati i Sukubines.
“Fshati Krythë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurti, të afërmve dhe gjithë shoqërisë, për vdekjen e djalit të tyre”, thuhet tutje në njoftim.
Një tragjedi e rëndë ndodhi datë 24.05.2025 ditën e Shtune në vendin tonë të Ulqinit, Anës Malit, Sukubinës 💔
Djali i të ndjerit mësuesit Rexhep Kurtit nga Fshati i Sukubines ( Erion Kurti ) 19 vjeçar në lule të rinis humbi jetën në një aksident tragjik në punë.
Një humbje e madhe për vendin tonë Anën e Malit, qytetin tonë Ulqinin, rininë, shoqërinë dhe për gjithë familjarët e tij. 💔💔😥😥
__________________________________________________
Fshati Krythë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurti, të afërmve dhe gjithë shoqërisë, për vdekjen e djalit të tyre.
Në raste të tilla shpresojmë të jemi gjithmonë pranë njëri tjetrit duke shpresuar të lehtësojmë sadopak dhimbjen.
Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
Zoti ju çoft Sabr familjareve që ta perballojn këtë dhimbje të madhe 🤲😥
Ndërsa ti Erion qofsh Lulja më e bukur e Xhenetit, paç rahmet e Zoti të çoft të mira në botën tjetër.
Amin 🤲🏻💔
https://www.facebook.com/FshatiKrytheAnaMalitUlqin/posts/1257460099714102?ref=embed_post