By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një bankë ka pranuar të subvencionojë një pjesë të interesit për kreditë për kompanitë nga huamarrja nga Hungaria, thotë Dimitrieska-Koçoska
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Një bankë ka pranuar të subvencionojë një pjesë të interesit për kreditë për kompanitë nga huamarrja nga Hungaria, thotë Dimitrieska-Koçoska
EkonomiMaqedoni

Një bankë ka pranuar të subvencionojë një pjesë të interesit për kreditë për kompanitë nga huamarrja nga Hungaria, thotë Dimitrieska-Koçoska

admin
Last updated: 12/11/2024 09:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska ka bërë të ditur se një bankë ka pranuar të subvencionojë një pjesë të interesit për kreditë për kompanitë nga huamarrja nga Hungaria. Ajo nuk ka zbuluar nëse bëhet fjalë për një nga tre bankat më të mëdha në vend.

Në intervistën për 360 gradë Dimitrieska-Koçoska ka thënë se në disa takime të deritanishme bankat në përgjithësi janë shprehur kundër kësaj ideje. Megjithatë nga një bankë, në një takim me kryeministrin Hristijan Mickoski janë pajtuar me iniciativën e qeverisë për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për kreditë dedikuar për biznes. Ajo ka paralajmëruar se për detajet do të merren vesh në takimin e radhës me Asociacionin e Bankave të Maqedonisë që do të mbahet të dielën ku do të marrë pjesë edhe kryeministri.

Në pyetjen se pse deri më tani nuk kanë mundur të merren vesh me bankat, ajo është përgjigjur se kanë qenë në pritje të transferimit të parave.

“Prisnim që të transferohen paratë, të futen në llogari dhe të shihnim se si do t’i transferojmë në Bankën zhvillimore. Njëherësh thamë se norma e interesit është 3.25 për qind dhe do të mbetet ashtu. Qëllimi i qeverisë është që norma e interesit të jetë ajo me të cilën kemi marrë kredinë. Këtu kemi pasur polemika, nëse bankat në një farë mënyre do të marrin pjesë në subvencionimin e normës së interesit, megjithëse dua të them se deri më tani nga viti 2011 e këndej janë tërhequr mbi 650 milionë euro përmes linjave të ndryshme kreditore, ku norma e interesit është subvencionuar nga shteti”, ka thënë Dimitrieska-Koçoska.

E pyetur nëse të gjitha paratë mund të kalojnë përmes një banke nëse të tjerat nuk pranojnë, ministrja tha se në atë rast nuk do të kishte asgjë kontestuese, por preferojnë përfshirje më të madhe të sektorit bankar.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Cleveland Cavaliers marrin fitoren e 12-të radhazi, megjithatë rekordi mbetet ende larg
Next Article CNN: Shqipëria po përjeton një Rilindje Turistike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?