Ajo që dukej si një gërvishtje e thjeshtë në një Porsche 911 krejtësisht të re, është kthyer në një makth prej 11,000 dollarësh për riparim.
Makina luksoze sportive, vetëm dy muajshe, u dëmtua lehtë në hyrjen e një shtëpie, kur një Subaru që po lëvizte mbrapa e preku aksidentalisht, përcjell Telegrafi.
Pronari e ndau ngjarjen në mediat sociale, duke shpjeguar se ndonëse kishte siguracion, një pronar servisi i rekomandoi të paguante nga xhepi për të shmangur një raport negativ për “ulje vlere”.
Sipas tij, për makina që kushtojnë mbi 100 mijë dollarë, ia vlen të paguhen deri në 10% e vlerës për riparime pa përfshirë siguracionin.
Për fat të mirë, familja e djalit që voziste Subaru-n, mik i djalit të pronarit, mbuloi koston e pjesëve.
Rasti nxjerr në pah se sa të kushtueshme mund të jenë edhe dëmtimet më të vogla kozmetike në makinat moderne luksoze – kur disa pronarë preferojnë të mos përfshijnë siguracionin fare.