Shkup, 31 gusht – Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rreth 15:30 një punonjës i burgut ka raportuar se M.P. (54) nga Konjarja e Poshtme, i cili ndodhej në paraburgim, kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Mjeku i urgjencës në 15:58 konstatoi vdekjen, “pa shenja dhune”.
Ndërkohë, avokati Asmir Alispahiq publikoi se i ndjeri është Mirsad Pushka, person me diagnozë tumori (kancer), përfitues i pensionit të invaliditetit dhe me goditje në tru, i cili, sipas tij, nuk ka marrë kujdesin e duhur shëndetësor gjatë pesë muajve të fundit në paraburgim. Avokati theksoi se kolegu i tij Goran Vasilevski ka kërkuar hospitalizimin në klinikë, por kërkesa nuk është marrë seriozisht.
Avokati u bëri thirrje institucioneve, MPB-së, Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe Prokurorisë Publike, që të hetojnë rastin.//VOX-AL