By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një inisiatë që nuk ju pane gjurmët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Një inisiatë që nuk ju pane gjurmët
Shqipëri

Një inisiatë që nuk ju pane gjurmët

admin
Last updated: 04/03/2025 19:59
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Ditë të ftohta shkurti. Këtë radhë dimri nuk dorëzohet kollaj.

Megjithatë më duhej të shkoja në qytetin tim të lindjes.E kam të vështiresi të ambientohem sepse në fakt qyteti ka ndryshuar shumë. Për hir të vërtetës eshtë një qytet i ri në moshë, por me një histori të vjetër. Sorrollatem ashtu kot, nën shoqërinë e vetës time. Katër rrugët e famshme që takohen në kryqëzim kanë pamje tjetër.

Hedh vështrimin përreth kodrave, rruga që të çon në ish-stacionin e trenin.

Diku ku dikur ka qenë kinemaja e qytetit sot është pallati kulturës.Futem mbrenda. Natyrisht nuk njihja njeri. Mbi gjysëm shekulli në emigracion, jo shaka. Hedh vështrimin tim mbi librat. Kishte rregull, sistemin i librave që më pëlqeu, biles të ndara me periudha.

Aty pashë Danten (shtëpinë e tij në Firence e kam parë),Heminguej,Lev Tolstoi, Chevohin,Gëte,Kafka…një kryqëzim kulturash,lindje perëndim.

Por dhe Rilindasit tanë, libra për fëmijë, gjithçka pashë aty.

Më patën thënë se me inisiativën e disa emigrantëve nga Toskana dhe me sponsor nga shumë rrogozhinas nga mbarë bota. (vlera e tyre në euro?ç’rëndësi ka).ishin dhuruar shumë libra.

Nuk po i shikoja!

Vazhdova më tutje në atë hapësirë paksa të ngushtë. Më vezulluan sytë tek pashë dy fëmijë me librin e autorit Fatmir Efica “Egnatia nderi i Rrogozhinës “.Por librin tjetër “Rrogozhina në rrjedhat e historisë “me autor Refat Hoxha, nuk e pashë. U ndieva keq! Më tutje më zunë sytë një ish aktor të portokallisë.Ishim takuar me të. Por vështrimet dola humbën shumë shpejt në morinë e librave. Biles, duke ndëgjuar një ndeshje të Egnatias me Partizanin, pas ndarjes nga jeta të të madhit Dwamena, mësova se “bënte” dhe tekste këngës duke bashkëpunuar me repistin me origjinë nga Rrogozhina, Kidd.Nuk mu dha mundësia ti uroja suksese në këtë zhan të ri. Dola.Nuk mundesha më. Jo vetëm për këtë gjë, por dhe për faktin tjetër që ai qytet i vogël, por vlera të mëdha, ka nxjerrë shumë intelektualë, njerëz të penës. Pashë Xhelal Tosku(respekt pa fund për të),Behara Kasa e mbase ndonjë tjetër,por nuk pashë Enver Kushin,Ylli Xhaferrin, Muçi Xhepa, Ilirian Dahrin,Ismet Mehmetin etj..

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sapo dola, takoj një shokë fëmijërie. U përqafuam me mallë.

-Ç’ke, më pyeti. Je i tëri i zverdhur.

-Hiç, hiç-ju përgjigjja. Isha aty mbrenda dhe kishte dhe shumë njerëz.

- Advertisement -
Ad imageAd image

-Të pëlqeu?

-Po, ja ktheva me gjysëm zëri.

-Epo dhe ju refugjatët aman. Po Shqipëri hesapi, ma kthehu me të qeshur. Hajde të jap një dopio raki un dhe të vish në vehte.

Ndërsa ktheva nga pak rakinë mu vërtiten mendimet rreth gotës dhe fillova të flasë në heshtje.

Po profesor Enver Kushi, Profesor Ylli Xhaferri (R.I.P),Poeti e shkrimtari Ismet Mehmeti, Muçi Xhepa, Ilirjan Dahri, Ilir Kushi…..po sikur nuk i pashë. A nuk do të ishte e mira në një kënd të vogël të viheshin libra me autorë rrogozhinas?

-Dhe ju refugjatët keni filluar të flisni me vete, më foli shoku. Pi, pi nga pak se është raki e bërë vet.

-Nuk më shkon, ju përgjigja.

-Ore po ato libra të autoreve rrogozhinas që një shoku jot ja falte shkollave i pe aty?

-Mund të jenë, ja ktheva unë. Por nuk i pashë.

-Janë plot 44 libra që në emër të emigrantëve rrogozhinas i janë dorezuan me proces verbal të rregullt drejtorit të ZVAP zotit LUAN SHESHI në vitin 2022.Një iniciativë kjo që jo vetëm nuk u mbështet nga ZVAP, por nuk janë parë gjëkundi. Ashtu është-ja ktheva unë.

Për hir të së vërtetës kemi dhe vërtetimet ky zoti LUAN SHESHI ka marrë nga ne librat e dhuruar nga djemtë rrogozhinas në Toskana të Italisë. Rastësisht zbuluam se këto libra nuk ishin shpërndarë në asnjë shkollë, siç ishin shkruar në proces verbalin e marrjes. Kemi kontatuar privatisht disa herë z.Luan Sheshi dhe deri tani na ka dhënë tre variante të ndryshme. Pas insistimit tonë, ai na ka dërguar një proces verbal sikur ja ka dërguar shkollës së Spilles.

Kontatuar këtë shkollë rezulton se asnjë libër nuk ka shkuar. Edhe pse po këmbengulim ,ende asnjë përgjigje.

-Ama për këtë mërzitesh ti?Kamerier edhe nga një teke.

Mu kujtua një thënie e të madhit Dritëro Agolli:

…Krahina është bërthama e Atdheut. Nga kjo bërthamë lind më vonë koncepti historik dhe filozofik i Atdheut. Pa një përgjërim ndaj fshatit, qytetit dhe krahinës është e vështirë të jetë e plotë dashuria për Atdheun…

-Ore Petrit, më ka mbetur në mëndje në diçka. Ne të “ardhurit”a nuk jemi rrogozhinas?

-Po pse çfarë jemi? Po rrogozhinas o jemi.

E ke lexuar poezinë e Ilirjan Dahri “Kam mallë për trojën “?

…Ata që rrinë, që vijnë, ikin dhe vdesin,

përjetësisht njësoj, rrogozhinas mbesin.

@autor @ILIRIAN DAHRI

Presidenti i shoqatës kulturore shqiptare

Adriatiku, Firenze

NAIM DODA

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Selena Gomez shmang Hailey Bieber në festën e ‘Oscars’
Next Article Grenell: Trump dëshiron paqe por Europa riarmatoset

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?