Shkup, 26 gusht – Një këmbësor tetëdhjetë e dy vjeçar nga Kërçova iu nënshtrua plagëve pas një aksidenti trafiku që ndodhi dje në mëngjes në bulevardin “Osloboduvanje” në Kërçovë.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:55, kur një automjet pasagjerësh i markës “Citroen Sakso” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga 18-vjeçari F.L. nga Kërçova, ka goditur këmbësorin S.Sh. (82) në një vendkalim të shënuar për këmbësorë. Pas goditjes, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kthyer rreth orës 07:10, pa automjetin.
Këmbësori i lënduar është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, ndërsa për shkak të seriozitetit të lëndimeve, është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, ku ka ndërruar jetë në orën 21:00.
Nga MPB thotë se shoferi është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor dhe pas hetimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.