By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një muaj nga fushata për reforma në administratë, MAP: Zgjidhjet ligjore në fazë të avancuar përgatitjeje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një muaj nga fushata për reforma në administratë, MAP: Zgjidhjet ligjore në fazë të avancuar përgatitjeje
MaqedoniTOP LAJM

Një muaj nga fushata për reforma në administratë, MAP: Zgjidhjet ligjore në fazë të avancuar përgatitjeje

admin
Last updated: 01/02/2025 10:22
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shkurt – Edhe pse ka kaluar një muaj që nga fillimi i fushatës “Të gjithë së bashku për një administratë publike profesionale dhe cilësore”, të promovuar nga ministri i Administratës Publike Goran Minçev, pakoja me katër propozim ligje me të cilat mëtohet standard dhe efikasitet më i lartë në punën e administratës publike është ende në fazë të përgatitjes, shkruan Portalb.mk.

Nga zyra e kabinetit të ministrit Minçev për Portalb-in u zotuan se zgjidhjet e reja ligjore që i paralajmëruan, si fillim i reformës në administratën publike, janë tashmë në një fazë të avancuar përgatitjeje.

“Draft zgjidhjet ligjore, pas një debati të gjerë të realizuar më parë, u vendos në platformën ENER më 27.12.2024 dhe në përputhje me procedurat ligjore, të gjithë të interesuarit, si dhe institucionet e sektorit publik, patën mundësinë të parashtrojnë propozime, komente dhe vërejtje deri më 27.01.2024, pra 30 ditë nga publikimi i tyre. Një numër i madh i mendimeve, sugjerimeve dhe komenteve janë pranuar dhe aktualisht janë duke u shqyrtuar nga grupi i punës me mbështetjen e ekspertëve”, thanë nga Ministria e Administratës Publike.

Ministria njëherazi po zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve dhe sindikatave që paraprakisht kanë paraqitur vërejtje dhe komente për ligjet.

“Zgjidhjet e propozuara ligjore për të cilat Ministria e Administratës Publike ka punuar në mënyrë aktive në periudhën e kaluar synojnë krijimin e një sistemi administrativ efikas, transparent dhe të përgjegjshëm, i cili do të jetë një nxitje për zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë. Synimi ynë është që këto reforma të krijojnë një bazë për një administratë publike që do të jetë një shërbim i vërtetë për qytetarët dhe sektorin privat”, thuhet më tutje në sqarimin e tyre.

Nga aty sqarojnë se në periudhën e ardhshme do të veprohet për propozimet e pranuara dhe do të vijojë koordinimi me institucionet kompetente që sipas Rregullores së Punës të Qeverisë janë të obliguara të japin mendim, përkatësisht Ministria e Financave, Sekretariati për Legjislacion dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

“Në një kohë sa më të shkurtër presim që propozim zgjidhjet ligjore të finalizohen dhe të dorëzohen për miratim fillimisht nga Qeveria, e më pas në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të hapë një kapitull të ri në modernizimin dhe profesionalizimin e administratës publike”, thanë nga zyra e kabinetit të ministrit.

Pakoja me ligjet të cilat priten të reformojnë administratën publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut përfshinë: Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, ligjin për nëpunës administrativ, ligjin për përsosjen profesionale dhe trajnim të nëpunësve administrativ dhe ligjin për mbikëqyrje inspektuese.

Kujtojmë se, ministri Minçev gjatë promovimit të fushatës për reforma në administratë, theksoi se pakoja e re ligjore do të mundësojnë kritere më strikte për punonjësit e rinj, konkurrencë më të madhe dhe vlerësim të vazhdueshëm. Si shembull, ai vuri në dukje shfuqizimin e Këshillit të Inspektimit, i cili do të rezultojë në kursime të konsiderueshme buxhetore dhe racionalizim të burimeve publike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ne po shfuqizojmë organet në përputhje me standardet evropiane, duke bërë kështu kursime të konsiderueshme në buxhet. Ky është vetëm fillimi i një procesi afatgjatë të racionalizimit”, pati thënë ministri.

Ligjet në fjalë janë të domosdoshme për reforma në administratën publike, por edhe për procesin eurointegrues të vendit.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Aeroporti i Shkupit me një mesazh të rëndësishëm për pasagjerët
Next Article Tërmet në orët e mëngjesit dridh rajonin e Shkupit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?