By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një pikë kthimi për Kosovën në arenën Evropiane, hapet rrruga drejt BE-së!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Një pikë kthimi për Kosovën në arenën Evropiane, hapet rrruga drejt BE-së!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Një pikë kthimi për Kosovën në arenën Evropiane, hapet rrruga drejt BE-së!

admin
Last updated: 08/05/2025 17:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 maj – Miratimi i fundit i rezolutës nga Parlamenti Evropian që mbështet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bazuar në njohjen e ndërsjellë, përfaqëson një zhvillim politik me peshë të veçantë për të ardhmen e rajonit. Ky dokument jo vetëm që riafirmon përkushtimin e Bashkimit Evropian për një zgjidhje përfundimtare të çështjes së statusit të Kosovës, por gjithashtu sinjalizon një ripozicionim të qartë të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, këtë herë me mbështetje të qartë nga institucionet evropiane, shkruan Zhurnal.

Rezolutë historike për Kosovën në Parlamentin Evropian: Njohja reciproke, rruga drejt BE-së dhe NATO-s –

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën.Në këtë dokument kërkohet që dialogu me Serbinë të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.Një marrëveshje ligjërisht obliguese, e bazuar në njohjen e ndërsjellë. Në të njëjtin dokument, kërkohet edhe heqja e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Thuhet se Kosova i ka përmbushur kriteret për këtë. Autori i draftit, eurodeputeti Riho Terras, i ka quajtur këto masa të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi.

“Ne kërkojmë heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Ato kanë qenë të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi. BE-ja financon shumë projekte dhe programe të dizajnuara për të mbështetur axhendën evropiane në Kosovë. Kjo është arsyeja pse duhet t’i shfuqizojmë masat dhe ta lëmë Kosovën të përparojë me fondet që ofrojmë”, tha Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Rezoluta përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mbështet anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe të NATO-s. U bëhet thirrje pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën – që ta njohin pavarësinë e saj. Në dokument shprehet shqetësim për situatën e sigurisë në veri të vendit, veçanërisht pas sulmit në Banjskë dhe incidentit në kanalin Ibër–Lepenc. Parlamenti shpreh keqardhje që Serbia ende nuk i ka ndjekur penalisht autorët e sulmit terrorist në Banjskë, duke përfshirë edhe Millan Radoiçiqin. Paralelisht, Parlamenti Evropian ka miratuar edhe një Rezolutë për Serbinë ku Serbia kritikohet për lidhjet me Rusinë dhe për përpjekjet për destabilizim të rajonit. Kërkohet që ndihma financiare për Serbinë të rishqyrtohet – nëse ajo vazhdon bashkëpunimin me Rusinë.

Një pikë Kthimi për Kosovën në arenën Evropiane –

Në thelb të rezolutës qëndron thirrja për njohje reciproke një parim që për shumë kohë është shmangur ose zbutur në diskursin diplomatik. Që Parlamenti Evropian e artikulon qartë këtë qëllim, është tregues se bashkësia ndërkombëtare është gjithnjë e më e vetëdijshme se pa një përfundim të drejtë dhe të barabartë të dialogut Kosovë – Serbi, nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.

Rezoluta gjithashtu kërkon heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, duke njohur faktin se Prishtina i ka përmbushur kriteret për këtë. Kjo është një vlerësim i drejtpërdrejtë ndaj performancës së qeverisë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti. Qeveria Kurti është kritikuar shpesh për retorikën nacionaliste dhe qasjen e ashpër në dialog, por ky zhvillim tregon se institucionet evropiane kanë njohur rezultatet konkrete në fushën e sundimit të ligjit, reformës në administratë dhe qëndrueshmërisë institucionale.

Përkundër kësaj, mbetet për t’u parë nëse ky momentum pozitiv do të përkthehet në hapa praktikë nga ana e BE-së, përfshirë edhe vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën. Mbetet gjithashtu sfiduese mënyra se si Serbia do të reagojë ndaj një rezolute që, në thelb, kërkon të pranojë realitetin e një Kosove të pavarur.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ky zhvillim duhet parë si një mundësi strategjike për Kosovën që të avancojë pozicionin e saj në procesin e integrimit evropian. Por kjo kërkon mençuri politike, diplomaci të balancuar dhe, mbi të gjitha, një unitet të brendshëm politik që deri tani ka munguar në vendimmarrje afatgjate. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Forcimi i mbrojtjes ligjore për bizneset private, stimulon ekonominë
Next Article Liam Payne la pas pasuri mbi 28 milionë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?