Shkup, 16 shtator – Pa rrymë nesër prej orës 8:30 deri në 12:30 do të jenë banorët e fshatit Kondovë të Shkupit, komunë e Sarajit.
Siç informon QRMK – Shkup, ndërprerja është për shkak të intervenimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Qytetin e Shkupit.
