By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një pjesë e punonjësve do të parkohen te “Limak”, MSH me zgjidhje të përkohshme rreth kaosit me parkimin në Qendrën Klinike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një pjesë e punonjësve do të parkohen te “Limak”, MSH me zgjidhje të përkohshme rreth kaosit me parkimin në Qendrën Klinike
MaqedoniTOP LAJM

Një pjesë e punonjësve do të parkohen te “Limak”, MSH me zgjidhje të përkohshme rreth kaosit me parkimin në Qendrën Klinike

Redaksia
Last updated: 22/06/2025 12:31
By Redaksia 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 qershor – Ministria e Shëndetësisë, në marrëveshje me kompaninë “Limak”, ka gjetur një zgjidhje të përkohshme për problemin e parkimit pranë Qendrës Klinike në Shkup, përcjell TV21. Një pjesë e punonjësve të Qendrës Klinike do të kenë mundësinë të parkojnë automjetet e tyre në një hapësirë të caktuar që ofron objekti i “Limak”-ut pranë Qendrës Klinike.

“Punonjësit do të paguajnë të njëjtin çmim për parkim si deri më tani, ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk do të mbulojë asnjë shpenzim financiar”, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Aktualisht, në hapësirat e Qendrës Klinike ekzistojnë rreth 700 vende legale parkimi, por çdo ditë atje parkohen mbi 2.000 automjete. Kjo shkakton kaos dhe parkim të pasigurt në trotuare e hapësira të gjelbra.

“Kjo situatë duhet të marrë fund. Me zgjidhjen e re, një pjesë e presionit do të ulet, ndërkohë që do të punohet edhe për një zgjidhje sistematike dhe të qëndrueshme,” theksoi ministri.

Bashkëpunimi me “Limak” shihet si një hap pozitiv drejt përmirësimit të kushteve përreth një prej institucioneve shëndetësore më të frekuentuara në vend, ndërkohë që vazhdohet të kërkohet një zgjidhje afatgjate për problemin e parkimit në kompleksin shëndetësor.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përfundoi panairi i parë BE-MK për zhvillim të qëndrueshëm lokal
Next Article Vizitë e dy ambasadorëve në Komunën e Haraçinës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?