By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një pjesë e terapisë që ka munguar në Klinikën për radioterapi dhe onkologji ka arrit sot, thotë Taravari
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një pjesë e terapisë që ka munguar në Klinikën për radioterapi dhe onkologji ka arrit sot, thotë Taravari
Maqedoni

Një pjesë e terapisë që ka munguar në Klinikën për radioterapi dhe onkologji ka arrit sot, thotë Taravari

admin
Last updated: 30/01/2025 13:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 janar – Një pjesë e terapisë që ka munguar në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji (KURO) në Shkup ka arrit sot, informoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, duke shtuar se nesër priten edhe disa barna të tjera, ndërsa të hënën edhe tjera. Sipas ministrit, praktikisht i kanë të gjitha barnat e nevojshme.

“Për herë të parë gjatë kohës tonë, nuk ka terapi 10 ditë. Megjithatë, të mos harrojmë, 95 për qind e pacientëve trajtohen dhe kanë terapi, ka pasur mungesë prej pesë për qind. Dhe të mos harrojmë se këtë furnizim që përdorim tani nuk e kemi bërë ne, por është bërë para nesh, por kjo është e parëndësishme për pacientët. Me rëndësi për pacientët është që të kenë terapi. Bëhet fjalë për 20, 30 pacientë, por edhe një pacient të jetë- është shumë. Dhe prandaj bëjmë çdo përpjekje maksimale që nga java e ardhshme të gjithë të trajtohen”, është përgjigjur ai në pyetjen e gazetarëve para fillimit të konsultimit të parë kombëtar për reformën e sektorit spitalor.

Lidhur me informacionet se po konsumohen edhe sasitë e fundit të imunoterapisë në onkologji, ministri shprehu shpresën se nuk do të ketë krizë.

“Shpresoj që ta mbulojmë së shpejti dhe të mos ketë krizë. Pra po, po mundohemi të shuajmë zjarret që janë shkaktuar paraprakisht, kështu që këta tenderë për këtë sasi barnash, nuk dua tani të zbuloj se kush është fajtori, nuk ka rëndësi kjo për pacientët, ata janë duke kërkuar ilaçe dhe trajtim. Mirëpo, me furnizimin e ri me barna shpresoj që nuk do të ndodhë vitin e ardhshëm, në janar apo shkurt të mungojnë barna të caktuara”, është përgjigjur Taravari në pyetjen e gazetarëve.

Lidhur me atë se cilat barnatore është nënshkruar marrëveshje për barna onkologjike, ministri tha se e di për “Alkaloid”-in, “Panovski”-n, plus dy-tre të tjera, gjithsej katër apo pesë kompani.

“Megjithatë, kjo nuk është me rëndësi dhe as relevante, me rëndësi është se është hapur konkurs për të gjithë. Pra, nuk kemi paragjykime ndaj askujt”, ka thënë Taravari në deklaratën për media.

Komision të ekspertëve, siç informoi është formuar edhe për rastin e fëmijës së vdekur nëntë vjeçare nga Sveti Nikolla, edhe për binjakët e vdekur në spitalin e Prilepit. Më shumë informacione ai ka paralajmëruar se do të ketë sapo t’i marrë raportet nga komisionet.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ramush Haradinaj prezanton investimet në turizmin malor dhe sportet dimërore
Next Article VLEN: Rruga Tetovë- Prizren shumë shpejt realitet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?