Nëse macja juaj, qeni juaj ose lepuri juaj po bën përsëri “atë gjë të çuditshme”, ju po ballafaqoheni me atë ndjesi që ndajnë shumica e pronarëve të tjerë të kafshëve shtëpiake.
Por për ata që dëshirojnë të dinë saktësisht se çfarë po ndodhte në mendjet e “shokëve të tyre besnikë”, ndihma mund të jetë së shpejti në dispozicion – falë themelimit të institucionit të parë shkencor të dedikuar për hetimin e vetëdijes së kafshëve.
Qendra Jeremy Coller për Ndjeshmërinë e Kafshëve, me seli në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike të Londrës (LSE), do të fillojë punën e saj më 30 shtator.
Duke shfrytëzuar një gamë të gjerë ekspertize globale ndërdisiplinore, puna e qendrës prej 4 milionë funtesh do të përfshijë neuroshkencën, filozofinë, shkencën veterinare, ligjin, biologjinë evolucionare, psikologjinë krahasuese, shkencën e sjelljes, shkencën kompjuterike, ekonominë dhe inteligjencën artificiale.
Dhe një nga projektet e saj më tërheqëse do të jetë eksplorimi i mënyrës se si IA mund t’i ndihmojë njerëzit të “flasin” me kafshët e tyre shtëpiake, për rreziqet e një gabimi – dhe çfarë duhet të bëjmë për të parandaluar që kjo të ndodhë.