By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një shtetas gjerman është shpëtuar pasi që u humb në Karadak të Shkupit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Një shtetas gjerman është shpëtuar pasi që u humb në Karadak të Shkupit
KronikaMaqedoni

Një shtetas gjerman është shpëtuar pasi që u humb në Karadak të Shkupit

admin
Last updated: 30/01/2025 09:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 janar – Shtetasi gjerman i cili u humb në malin Karadak të Shkupit është gjetur me sukses në aksionin e koordinuar të Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qendrës për menaxhim me kriza.

Siç kumtoi sot në mëngjes QMK, shtetasi gjerman i cili nuk ka pasur numër telefoni të Maqedonisë për ndihmë të shpejtë, fillimisht është paraqitur në Gjermani, pas çka janë alarmuar shërbimet e vendit dhe ka filluar aksioni për shpëtimin e tij.

“Konkretisht, pas paraqitjes nga ana e të ounësuarit kujdestar në LAMM, ndërkaq të dhënat e marra nga Shërbimi gjerman për ndihmë në rrugë (i cili bashkëpunon dhe është i ngjashëm me LAMM këtu), në Qendrën për menaxhim me kriza është marrë informatë se është humbur një person i moshuar (70 vjeç – shtetas gjerman i cili ka folur edhe në gjuhën turke) pas fshatit Bllacë, në malin Karadak i Shkupit në drejtim të fshatrave Brezë dhe Tanushë, me koordinata të dhëna në LAMM nga ana e Shërbimit gjerman për ndihmë në rrugë. Personi nuk kishte ngrënë një ditë dhe i njejti ishte frikësuar për jetën e vet në errësirën e malit. LAMM ka pasur kontakt përmes Shërbimit gjerman për ndihmë në rrugë për gjendjen e perosnit të humbur, por në momentin e koordinimit me Sektorin për operacione dhe koordinim në QMK nuk patën mundësi për kontakt me personin. Prandaj, nga ana e LAMM në QMK janë dhënë edhe dy numra të huaj telefoni nga personi i humbur, Në gjurmim janë prëdorur edhe disa nga informatat e marra në 112 në QMK”, ceket në kumtesën e QMK-së.

Nga ana e Qendrës rajonale për menaxhim me kriza Shkup, përmes telefonit janë njoftuar edhe stacionet policore Mirkovc dhe Tanushë, të cilave iu është transmetuar informata se, në pajtim me koordinatat e paraqitura për personin e humbur, se ndoshta mund të gjendet në terren të pakalueshëm për çka do të ketë nevojë për automjet të terrenit. Njëkohësisht nga QMK ishin informuar edhe kompetentët e Komunës Çuçer Sandevë për përfshirjen e tyre të mundshme në gjurmim sipas zhvillimit të situatës dhe nevojave të gjurmimit.

Shtetasi gjerman është gjetur rreth orës 19:30.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Në Kodër të Diellit 0 gradë, 10 në Shtip, Demir Kapi dhe Gjevgjeli
Next Article AUS-USHCM kërkon shpenzime shtesë dhe takim urgjent me ministren Janevska

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?