By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një vit nga Magenta Moments: programi më i mirë digjital për dhurata, përfitime dhe zbritje për abonuesit, dhurata me vlerë përgjatë gjithë muajit tetor.
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Një vit nga Magenta Moments: programi më i mirë digjital për dhurata, përfitime dhe zbritje për abonuesit, dhurata me vlerë përgjatë gjithë muajit tetor.
Ekonomi

Një vit nga Magenta Moments: programi më i mirë digjital për dhurata, përfitime dhe zbritje për abonuesit, dhurata me vlerë përgjatë gjithë muajit tetor.

admin
Last updated: 08/10/2024 15:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 tetor – Programi i parë digjital për dhurata dhe përfitime për abonuesit e Makedonski Telekomit: Magenta Moments e feston njëvjetorin. E krijuar për të ofruar vlerë reale me oferta dhe zbritje atraktive lidhur me stilin e jetesës, Magenta Moments është rritur në një program të preferuar prej më shumë se 222.000 abonuesish.

Me këtë rast, gjatë muajit tetor, abonuesit do të kenë mundësi të marrin shumë dhurata, si dhe oferta speciale: udhëtime, fundjavë, bono me vlerë, shumë zemra magenta dhe surpriza të tjera.

“Jemi angazhuar të ofrojmë shumë më tepër sesa shërbime telekomunikuese, të ofrojmë vlerë reale, një nivel krejtësisht të ri përvojash. Është pikërisht Magenta Moments, një program me të cilin hapëm një kapitull të ri në të cilin përvojat e jetës dhe kënaqëshmëria e abonuesve tanë janë në qendër të veprimtarisë tonë. Jemi të lumtur që për vetëm një vit e kemi rritur dukshëm numrin e partnerëve, gjë e cila ka ndikuar në rritje të madhe të përfitimeve dhe ofertave, e me këtë edhe në numrin e abonuesve”, deklaroi Emilia Andonovska, Drejtoreshë Kryesore Komerciale për Abonuesit Privatë në Makedonski Telekom.

Në një vit, me ofertat speciale të Magenta Moments, janë bërë më shumë se 100 milionë impresione, janë zhbllokuar 560 mijë oferta, janë ndarë 900 milionë zemra Magenta Moments, janë shikuar më shumë se 30 mijë filma, janë organizuar më shumë se 200 lojëra argëtuese, janë ndarë më shumë se 15 mijë dhurata për abonuesit, ndërsa mbi 500 partnerë e njohën Magenta Moments si platformë përmes së cilës mund të arrijnë tek klientët e tyre.

Magenta Moments është pjesë e nismës strategjike ndërkombëtare të Dojçe Telekomit për të shpërblyer dhe për përfitime për abonuesit. Në qendër të kësaj strategjie është ambicia e Dojçe Telekomit për të zgjeruar gradualisht sferën e saj të veprimtarisë përtej biznesit të telekomunikacionit – duke e zhvilluar bazën e vlefshme të abonuesve, markën dhe partneritetet e saj.

Me Magenta Moments, Dojçe Telekom shkon një hap më tej dhe e zgjeron rolin e tij nga një ofrues i shërbimeve telekomunikuese në një shoqërues të përditshëm që u ofron abonuesve vlerë reale. Magenta Moments do të vazhdojë të zhvillohet dhe pasurohet dhe nga viti i ardhshëm programi do të ketë karakter ndërkombëtar, që do të thotë se kur abonuesit të udhëtojnë në vendet pjesëmarrëse do të mund të gëzojnë përfitimet që janë në dispozicion në vendin përkatës.
Dojçe Telekom është kompania e parë e telekomunikacionit e cila, nëpërmjet Magenta Moments, aplikon praninë ndërkombëtare për përfitim të drejtpërdrejtë të abonuesve në të gjithë Evropën.

You Might Also Like

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Bie çmimi i arit

Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lashkoska në Hamburg në takimin ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor
Next Article OEMVP: Vendit i nevojiten biznes liderë që janë të gatshëm të investojnë në projekte filantropike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?