By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nuk është Haaland, John Terry: Anglia kualifikohet vetëm nëse e ndalë këtë yll të Norvegjisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Nuk është Haaland, John Terry: Anglia kualifikohet vetëm nëse e ndalë këtë yll të Norvegjisë
Sport

Nuk është Haaland, John Terry: Anglia kualifikohet vetëm nëse e ndalë këtë yll të Norvegjisë

admin
Last updated: 07/07/2026 10:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

John Terry beson se Anglia duhet të ndalë Martin Odegaardin nëse dëshiron të mposhtë Norvegjinë dhe të sigurojë një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.

Legjenda e Chelseat dhe ish-kapiteni i Anglisë e bëri këtë deklaratë pasi Tre Luanët siguruan kualifikimin në çerekfinale me një fitore spektakolare 3-2 ndaj Meksikës, në një ndeshje ku Jude Bellingham realizoi dy gola, ndërsa Harry Kane shënoi nga penalltia.

Terry e krahasoi këtë sukses me fitoren historike 5-1 ndaj Gjermanisë, duke e cilësuar si një nga paraqitjet më të mira të Anglisë në historinë e saj.

“Ishte një paraqitje gjigante. E vetmja ndeshje që mund ta krahasoj me këtë gjatë jetës sime është fitorja 5-1 ndaj Gjermanisë”.

“Pamë lojtarë që morën përgjegjësi në fazën me eliminim direkt. Ata u ngritën në momentin e duhur. Mendoj se ishte një paraqitje e jashtëzakonshme”.

Ai pati fjalë të mëdha edhe për Jude Bellinghamin, duke e krahasuar mesfushorin me një nga ikonat e futbollit botëror.

“E kam krahasuar me Zinedine Zidane dhe ndoshta kam qenë paksa ambicioz, por ajo që bëri mbrëmë ishte e pabesueshme. Dy golat vetëm sa e kompletojnë paraqitjen e tij, ndërsa edhe pasimi i Harry Kanes për golin e dytë ishte fantastik”.

“Harry Kane e ka treguar këtë gjatë gjithë karrierës së tij. Edhe Jude Bellingham, në këtë moshë, po bën gjëra të jashtëzakonshme. Po ashtu Declan Rice dhe Reece James. Ata nuk duhet të lëndohen dhe duhet të jenë në qendër të suksesit tonë”.

Megjithatë, ish-mbrojtësi anglez paralajmëroi se Norvegjia përbën një kundërshtar shumë të rrezikshëm, duke veçuar rolin e Martin Odegaardit.

“Norvegjia është një skuadër e mirë dhe shumë e organizuar. Mendoj se gjithçka e mirë që bën kjo skuadër kalon përmes Martin Odegaardit”.

“Nëse Anglia arrin ta ndalë atë dhe Erling Haalandin, atëherë kemi një shans shumë, shumë të madh”, përfundoi Terry.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Demi i arratisur ndërpret ndeshjen e kriketit në Angli
Next Article Një shpërthim dëgjohet gjatë vizitës së Macron
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?