By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nuk ka kurrfarë masa konkrete për të ndalur vetlëndimin e nxënësve!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Nuk ka kurrfarë masa konkrete për të ndalur vetlëndimin e nxënësve!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Nuk ka kurrfarë masa konkrete për të ndalur vetlëndimin e nxënësve!

admin
Last updated: 07/06/2024 20:30
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 qershor – Prindërit e nxënësve në disa shkolla fillore në Shkup janë vënë në dijeni nga stafi mësimdhënës për një tendencë të rritur të vetëdëmtimit fizik ndër fëmijët. Sipas njoftimeve, është raportuar një rritje e incidenteve ku nxënësit janë vetëdëmtuar përdorin brisk, thika mprehëse, gërshërë, dhe sende të tjera të mprehta, veçanërisht në duar dhe këmbë. Fokusimi i të metave të bashkëmoshatarëve të mitur në video-storie dhe shpërndarja e tyre shkakton trauma, të cilat do të lënë gjurmë tek ata për tërë jetën, ndërsa për këtë nuk mbajnë përgjegjësi as prindërit dhe as shkollat ku realizohen ato. Kështu thonë mësuesit dhe psikologët e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut, pasi së fundi një varg zënkash kanë përfunduar me dhunë ndërmjet nxënësve të shkollave fillore. E ndaj këtyre fenomeneve të shtuar nuk janë marrë masa konkrete akoma, shkruan Zhurnal.

Trendi i vetlëndimit të fëmijëve në rritje –

Prindërit e nxënësve në disa shkolla fillore në Shkup janë vënë në dijeni nga stafi mësimdhënës për një tendencë të rritur të vetëdëmtimit fizik ndër fëmijët. Sipas njoftimeve, është raportuar një rritje e incidenteve ku nxënësit janë vetëdëmtuar përdorin brisk, thika mprehëse, gërshërë, dhe sende të tjera të mprehta, veçanërisht në duar dhe këmbë.

Stafi mësimor ka bërë thirrje për një kontroll dhe vëmendje më të madhe ndaj fëmijëve nga prindërit. Është kërkuar nga prindërit që të raportojnë çdo ndryshim në sjelljen e fëmijëve dhe të lejojnë inspektime të paparalajmëruara në shkolla për të adresuar dhe parandaluar këtë fenomen shqetësues.

Një nga shkaqet e këtij fenomeni mund të jetë ndikimi i sfidave të rrezikshme në platformat sociale, siç është rasti me sfidën e TikTok, ku 17 nxënës nga Kosova janë raportuar të kenë pësuar vetëdëmtime. Sfida e njohur si “Balenës Blu” ka qenë veçanërisht e rrezikshme, pasi ka rezultuar në raste tragjike në mbarë botën. Ky fenomen kërkon një vëmendje të veçantë dhe një përgjigje të koordinuar nga prindërit, institucionet arsimore dhe ekspertët për të mbrojtur mirëqenien e të rinjve.

Nxënësit e shkollave fillore dhunën e konsiderojnë si video-lojë –

Fokusimi i të metave të bashkëmoshatarëve të mitur në video-storie dhe shpërndarja e tyre shkakton trauma, të cilat do të lënë gjurmë tek ata për tërë jetën, ndërsa për këtë nuk mbajnë përgjegjësi as prindërit dhe as shkollat ku realizohen ato. Kështu thonë mësuesit dhe psikologët e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut, pasi së fundi një varg zënkash kanë përfunduar me dhunë ndërmjet nxënësve të shkollave fillore.

Prokuroria Publike në Shkup tashmë ka ngritur një lëndë për rastin e dy vajzave të mitura, të cilat në shkurt sulmuan shoqen e tyre në qendër të Shkupit, rast ky që u bë viral dhe në mediat sociale. Po këtë muaj edhe Prokuroria Publike e Kavadarit ka iniciuar një lëndë për rastin e një grupi të djemve të mitur, që krijuan video me përmbajtje eksplicite duke montuar fotografitë e shoqeve të klasës dhe e shpërndanë atë mes tyre.

Edlira Destani, psikologe për fëmijë, thotë për Radion Evropa e Lirë se prindërit për fat të keq shumë pak janë të përfshirë në jetën e fëmijëve të tyre, jo vetëm gjatë kohës kur janë në shkollë, por edhe jashtë orarit të shkollës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Gjithsesi se për fëmijët, adoleshentët, rrjetet sociale konsiderohen si një territor që u takon vetëm atyre, një vendtakim për ta. Dhe, nëse ata bëjnë një akt që është i papëlqyeshëm ndaj të tjerëve, besoj se këtë e bëjnë për të formuar një lloj komunikimi mes tyre, të cilin ata nuk mund ta bëjnë atë edhe me të rriturit, pra prindërit e tyre. Jo rrallë herë prindërit mendojnë se pjesë e sjelljes së fëmijëve të tyre nuk është pikërisht kjo formë dhune, pasi imazhin që japin fëmijët në ambientin me të rriturit është një imazh krejt tjetër”, shpjegon Destani.

Dënimet përmes dhunës dhe pasojat te nxënësit –

 Kujtojmë që, Komiteti për të drejtat e fëmijës (KDF) lëndimin trupor apo dënimin fizik e definon si dënim në të cilin përdoret fuqi fizike e cila, sado që të jetë e lehtë, ka për qëllim të shkaktojë dhimbje të caktuar ose pakëndshmëri. Në mjedisin e arsimit në dënimin e tillë përfshihet rrahja (goditje, shuplakë, goditje nga mbrapa,) te nxënësi me shuplakë ose me mjet. Dënimi trupor, sipas Komitetit , është degradues.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Dënimi fizik apo trupor len pasoja serioze në shëndetin mental dhe fizik të nxënësit. Ajo është e lidhur me zhvillimin e ngadalshëm të shkathtësive sociale, depresionin, ankthin, sjelljen agresive dhe mungesën e empatisë ose kujdesin për të tjerët. Pasojat janë të asaj natyre që lidhja nxënës-mësimdhënës vështirësohet dhe shkëputet, gjë që e bënë të rendë punën e mësimdhënësve drejt arritjes së rezultateve efektive.

Gjithashtu, lihet mbrapa mësimi me të cilin paraqitet mendimi kritik te nxënësit. Dënimi i këtillë nxënësve tregon se përdorimi i dhunës qoftë ajo verbale, fizike apo emotive është e papranueshme. Kjo mënyrë e të dënuarit çon deri në numër më të madh incidentesh që mund të jenë të përmasave të gjëra. Prindërit dërgojnë fëmijët në shkolla për t’i edukuar dhe arsimuar, e asesi për t’i viktimizuar. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Konflikti në Lindjen e Mesme, përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut
Next Article Shqipëri-Azerbajxhan/ Manaj i afrohet golit të dytë, portieri azer mbron portën e rivalëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?