Në qarkun e Vlorës janë numëruar 122 qendrat e para të votimit nga 449 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 13830 vota ose 58.69%.
Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka marrë 6524 vota ose 27.69% të tyre.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 1388 vota ose 5.89%.
Partia “Mundësia” ka marrë 908 vota ose 3.85% të votave.
Partia Social Demokrate ka marrë 430 vota ose 1.82%.

