By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nxënësit e shkollave të mesme nga disa qytete në rolin e deputetëve në evenimentin “Parlamenti i Ri Frankofon”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nxënësit e shkollave të mesme nga disa qytete në rolin e deputetëve në evenimentin “Parlamenti i Ri Frankofon”
Maqedoni

Nxënësit e shkollave të mesme nga disa qytete në rolin e deputetëve në evenimentin “Parlamenti i Ri Frankofon”

admin
Last updated: 07/03/2024 10:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Siguria në komunikacion, migrimi i të rinjve dhe dhuna e bashkëmoshatarëve janë temat që do të diskutojnë nxënësit e shkollave të mesme nga disa qytete të vendit në punëtorinë njëditore të sivjetme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me titull “Parlamenti i Ri Frankofon”, aktiviteti edukativ “Kam qëndrim!”.

Siç informoi shërbimi për shtyp i qeverisë, aktiviteti edukativ “Kam qëndrim!” në fakt është simulimi i procesit të shqyrtimit të propozim-ligjit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me të simulohen pjesëmarrësit t’i zhvillojnë qëndrimet e tyre për temat politike aktuale, të cilat do t’i mbrojnë me argumente para pjesëmarrësve të tjerë. Qëllimi është të gjendet zgjidhja që do të pranohet dhe mbështetet nga shumica e pjesëmarrësve.

Punëtoria është përgatitur sipas shembullit të aktivitetit edukativ “My Point of View”, të organizuar nga Parlamenti Federal i Konfederatës Zvicerane.

Qëllimi i këtij aktiviteti edukativ është përafrimi i punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe procesit të miratimit të ligjeve te të rinjtë, që do të kontribuojë në zhvillimin e vetëdijes së tyre për demokracinë dhe do t’i inkurajojnë dhe përgatisin për kritikën dhe përfshirjen shoqërore dhe politike. Evenimenti, praktikisht, u mundëson këtyre nxënësve të shkollave të mesme të jenë deputetë për një ditë, në procesin e miratimit të vendimeve.

Vitin e kaluar, duke e promovuar për herë të parë këtë aktivitet në gjuhën frënge, Seksioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, përmes këtij evenimenti unik, iu bashkua kremtimit dhe shënimit në hapësirën frankofone në mbarë botën të Muajit të Frankofonisë. Përndryshe, aktiviteti edukativ “Kam qëndrim” është duke u realizuar me sukses për disa vite në Kuvend në gjuhën maqedonase dhe shqipe, të organizuar nga Instituti Parlamentar.

Këtë vit, tre grupe të pjesëmarrësve do të debatojnë mbi temat aktuale në frëngjisht, si në vijim: Grupi I: gjimnazet nga Shkupi “Orce Nikollov” dhe “Rade Korçagin”, me temë: “Siguria në komunikacion”,Grupi II: gjimnazet nga Manastiri dhe Negotina, me temë: “Migrimi i të rinjve”, rupi III: gjimnazet nga Tetova dhe Kumanova, me temë: “Dhuna e bashkëmoshatarëve (bullizmi)

Siç është paralajmëruar, fjalime do të mbajnë kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, ambasadori i Francës, Siril Bomgartner, ambasadorja e Zvicrës, Veronik Ulman Marti, dhe kryetari i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, Abdulla Saliu.

Në eveniment janë ftuar ambasadorë frankofonë të akredituar në vend, përfaqësues dhe diplomatë nga MPJ-ja, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe Ministrisë së Arsimit, si dhe mysafirë nga Instituti Francez në Shkup.

Punëtoria do të transmetohet drejtëpërdrejtë në ueb-faqen e Kuvendit, sobranie.mk.

You Might Also Like

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë

Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike

PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë

Qeveria i hap rrugë hulumtimit të antimonit në Kriva Pallankë, kompani australiane investon 5 milionë dollarë

Ligji i ri kundër duhanit ndez debat/ Bizneset paralajmërojnë humbje dhe kolaps financiar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Visar Gani : Figurat e mësuesve kanë rolin më fisnik që e njeh historia
Next Article Legjenda e Man Utd zgjodhi tre sulmuesit më të mirë të ditëve të sotme, të gjithë po pyesin nëse ai e ndjek futboll

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Maqedoni
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri
Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Maqedoni
PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?