By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nxori inerte në zonën e mbrojtur në Vjosë, prokuroria e Fierit dërgon për gjykim kompaninë dhe administratorin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nxori inerte në zonën e mbrojtur në Vjosë, prokuroria e Fierit dërgon për gjykim kompaninë dhe administratorin
Shqipëri

Nxori inerte në zonën e mbrojtur në Vjosë, prokuroria e Fierit dërgon për gjykim kompaninë dhe administratorin

admin
Last updated: 19/05/2026 12:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 maj, Zhurnal.mk – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq subjektin “P V” sh.p.k., si dhe administratorin e saj, shtetasin B. A. nën akuzë për kryerjen e veprës penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Sipas prokurorisë, nga hetimet u provua kryerja e veprimtarisë të paligjshme, e cila konsistonte në marrjen, nxjerrjen, përpunimin dhe transportimin e inerteve përgjatë lumit Vjosë, veprime këto që kishin sjellë si pasojë dëmtimin e habitatit natyror të zonës së mbrojtur mjedisore me status të veçantë “Park Natyror”. Zona ku janë marrë inertet është nën zonë qendrore, që gëzon shkallën më të lartë të mbrojtjes (zonë strikte) në të cilën nuk lejohet zhvillimi i asnjë lloj veprimtarie ekonomike.

Prokuroria e Fierit bëri me dije se provoi se shoqëria “P V” sh.p.k., ka shkaktuar përkeqësim të rëndë të habitatit që ndodhet brenda zonës së mbrojtur mjedisore, duke sjellë si pasojë dëmtim të konsiderueshëm të saj, përmes shfrytëzimit të tokës me teknologji intensive, mjete dhe mënyra që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve, si dhe që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës përgjatë lumit Vjosë.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata deklaroi fajtor personin juridik, shoqërinë “P V” sh.p.k., si dhe administratorin e saj, shtetasin B. A., për kryerjen e veprës penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Prokuroria Fier mbetet e angazhuar të hetimet me fokus të veçantë në luftën kundër veprave penale mjedisore, duke ndjekur me përparësi çdo rast që cenon mjedisin, biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura natyrore.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PD: Posta Shqiptare rrit tarifat e shërbimeve, drejtësia ta hetojë
Next Article Koçiu: Forumi Botëror Urban në Baku, pikëtakimi i vizioneve për qytete më të jetueshme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?