By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Odegaard drejt rinovimit me Arsenalin, refuzohen ofertat nga Evropa dhe Arabia Saudite
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Odegaard drejt rinovimit me Arsenalin, refuzohen ofertat nga Evropa dhe Arabia Saudite
Sport

Odegaard drejt rinovimit me Arsenalin, refuzohen ofertat nga Evropa dhe Arabia Saudite

admin
Last updated: 29/09/2026 12:05
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, është pranë nënshkrimit të një kontrate të re afatgjatë me klubin londinez, ka raportuar eksperti i transferimeve, Nicolo Schira.

Sipas Schiras, Arsenali e konsideron mesfushorin norvegjez si një lojtar kyç për projektin e klubit dhe një futbollist të pashitshëm.

Raportohet se gjatë muajit të kaluar, “Topçinjtë” kanë refuzuar disa oferta për Odegaardin nga klube të njohura evropiane, por edhe nga skuadra të Arabisë Saudite.

Odegaard iu bashkua Arsenalit në janar të vitit 2021, fillimisht në formë huazimi nga Real Madridi, për shumën prej dy milionë eurosh.

Gjashtë muaj më vonë, transferimi i tij u bë i përhershëm për 35 milionë euro.

Kontrata aktuale e 27-vjeçarit me Arsenalin është e vlefshme deri në verën e vitit 2028, por klubi tashmë po punon për ta zgjatur atë edhe më tej.

Që nga transferimi i tij në “Emirates”, Odegaard ka zhvilluar 242 paraqitje me fanellën e Arsenalit, duke shënuar 44 gola dhe duke dhuruar 41 asistime.

Edhe këtë sezon ai ka nisur në formë të mirë, me katër gola në tetë paraqitje në të gjitha garat.

You Might Also Like

Maqedonia e Veriut në krizë rezultatesh, mposhtet edhe nga Sllovenia

A do të japë dorëheqjen nga Turqia? Montella jep përgjigjen

Zbulohet kontrata e Zidanes me Francën – kjo është paga dhe detaji që i ka habitur të gjithë

Publikohen shifrat: Austri – Kosovë, ndeshja që tërhoqi më së shumti shikues në raundin e dytë

Përplasje e madhe mes FIFA-s dhe UEFA-s, akuzat për Infantinon marrin kthesë të re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Plasi gypi në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit dhe KSHZ-së, u përmbytën hapësirat uji arriti deri te instalimi elektrik
Next Article Katër shtetas polakë ndalohen pasi dëmtuan derën e magazinave ushtarake në Tetovë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?