By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: OECD: Shqipëria me shpenzimet më të ulëta shëndetësore për frymë në Europë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > OECD: Shqipëria me shpenzimet më të ulëta shëndetësore për frymë në Europë
Shqipëri

OECD: Shqipëria me shpenzimet më të ulëta shëndetësore për frymë në Europë

admin
Last updated: 21/01/2025 08:05
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Në vitin 2022 Shqipëria kishte shpenzimet shëndetësore për frymë (publike +private), prej vetëm 734 euro. Ky ishte niveli më i ulët në Europë sipas raportit të fundit të Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) mbi gjendjen shëndetësore në Europë më 2024.

Shpenzimet për frymë për shëndetësinë në Shqipëri janë gati 5 herë më të ulëta se mesatarja e BE-së prej 3,533 euro.

Në rajon, shpenzimet më të larta për shëndetësinë i ka Mali i Zi, dy herë më shumë se tek ne (1593 euro), e ndjekur nga Serbia (1517), Maqedonia e Veriut (1142 euro), Bosnjë-Hercegovina (1072). Edhe nëse bëhen llogaritjet me popullsinë e fundit të CENs prej 2.42 milionë banorë, sërish shpenzimet për frymë mbeten më të ulëtat në Europë, teksa nuk i kalojnë 820 euro, ose 4.3 herë më pak se në Europë.

Të dhënat tregojnë se Zvicra kryeson Europën për nivelin e lartë të shpenzimeve shëndetësore për frymë me 5630 euro në vit e ndjekur nga Norvegjia me 5,376 euro. Midis vendeve të BE-së, shpenzimet shëndetësore për frymë ishin të larta edhe në Gjermani me 5,317 euro frymë ose 50% mbi mesataren e BE-së. Shpenzimet shëndetësore në Austri dhe Holandë ishin gjithashtu të paktën 25% më të larta se mesatarja e BE-së. Në anën tjetër brenda BE, shpenzimet shëndetësore për frymë ishin më të ulëtat në Hungari, Kroaci, Bullgari dhe Rumani, me më pak se 1900 euro për person. Po në disa vende jashtë BE-së, shpenzimet shëndetësore ishin shumë më pak.

Për shembull, Turqia shpenzoi vetëm rreth 1000 euro për frymë, ndërsa në Shqipëri kjo shifër ishte më pak se 800 euro. Gjithashtu shqiptarët janë më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore, sipas anketës së fundit të “Security Metër”, të zhvilluar në 6 vendet e Rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Rezultatet treguan se 24% e shqiptarëve ishin shumë të shqetësuar, pasi nuk ishin në gjendje të përballonin kostot financiare për kujdes mjekësor rutinë dhe mjekim. Ky shqetësim ishte i pranishëm në një përqindje më të ulët ndër qytetarët e Bosnjës 16%, Kosovës 9%, Maqedonisë së Veriut 16%, Malit të Zi 20% dhe Serbisë, 20%.

OECD vë re se shpenzimet shëndetësore në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore ishin mbi pesë herë më të larta se në disa vende në Evropën Qendrore, Lindore ose Jugore.

Në periudhën e rritjes së ngadaltë pas krizës financiare globale në 2008/09, rritja vjetore e shpenzimeve shëndetësore për frymë arriti në 3.4% mesatarisht në vendet e BE-së midis 2015 dhe 2019. Me fillimin e pandemisë COVID-19 në fillim të vitit 2020, qeveritë akorduan burime të paprecedentë financiare për sektorin e shëndetësisë për të luftuar COVID-19 dhe për të trajtuar pasojat.

Rritja mesatare e shpenzimeve shëndetësore arriti gati 6% në terma realë në vitin 2020 dhe u përshpejtua në 9.6% në 2021 në vendet e BE-së për të zhvilluar opsionet e trajtimit të pandemisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Mirëpo pas luftës në Ukrainë që nxiti krizën e energjisë dhe rritjen e kostove të jetesës, financimet për shëndetësinë u dobësuan.

Si rezultat, shpenzimet shëndetësore për frymë ranë ndjeshëm në vitin 2022 në të gjithë BE-në. Vlerësimet paraprake për vitin 2023 tregojnë për një tkurrje të mëtejshme të shpenzimeve shëndetësore në rreth gjysmën e vendeve të BE-së. Trajektorja e shpenzimeve të sistemeve shëndetësore po kthehet në nivelet para pandemisë./Monitor

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit për sot, 21 janar 2025
Next Article Horoskopi për ditën e sotme, 21 janar 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?