By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “One Stop Shop“ në Tabanoc, një lehtësim për mërgatën që VLEN
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “One Stop Shop“ në Tabanoc, një lehtësim për mërgatën që VLEN
MaqedoniTOP LAJM

“One Stop Shop“ në Tabanoc, një lehtësim për mërgatën që VLEN

admin
Last updated: 26/06/2025 09:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor – Në prag të sezonit të pushimeve verore, përshëndesim miratimin e ligjit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vënien në funksion të sistemit “One Stop Shop” edhe në pikën kufitare të Tabanocës. Kjo nismë përfaqëson një përparim të rëndësishëm në modernizimin dhe përmirësimin e procedurave kufitare për qytetarët tanë, sidomos për mërgatën, që për dekada është përballur me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kalimin e kufirit.

Pas përvojës së suksesshme në pikat kufitare të Bllacës dhe Jazhincës, shtrirja e këtij modeli në Tabanoc është dëshmi e angazhimit të qeverisjes për të sjellë efikasitet dhe trajtim dinjitoz në raport me qytetarët, duke e kthyer kalimin në kufi nga një proces i lodhshëm në një procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë.
Shteti dhe institucionet kanë detyrë t’i shërbejnë qytetarëve, jo t’i vështirësojnë jetën me burokraci dhe pritje të panevojshme.

VLEN, si forcë politike që ka promovuar këtë reformë, është i përkushtuar të përmirësojë vazhdimisht cilësinë e shërbimeve publike dhe të rikthejë besimin e qytetarëve në shtet.
Modeli “One Stop Shop” është më shumë se një procedurë e thjeshtë administrative. Ky model përfaqëson një vizion të ri të administratës, që i jep qytetarit respektin dhe vlerën që meriton, veçanërisht mërgatës sonë, e cila luan rol thelbësor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

VLEN do të vazhdojë me përkushtim rrugën e reformave konkrete, që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke synuar një shtet të drejtë, transparent dhe me shërbime cilësore.
I urojmë mirëseardhjen mërgatës në vendlindje dhe jemi të vendosur që kalimi i kufirit të jetë më i lehtë, më i shpejtë dhe me dinjitet.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zelensky nënshkruan marrëveshje me Këshillin e Evropës për themelimin e tribunalit për krime lufte
Next Article Xabi Alonso tregon arsyen pse nuk po e aktivizon Rodrygon si titullar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?