By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Teknologji

OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows

admin
Last updated: 18/11/2024 08:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deri më tani i disponueshëm vetëm për përdoruesit që paguajnë 20 dollarë në muaj për ChatGPT+, aplikacioni desktop i ChatGPT për Windows tani është i hapur për përdoruesit që duan të përdorin chatbot-in popullor pa paguar një abonim.

OpenAI ka lansuar aplikacionin ChatGPT për Windows, i pajtueshëm me Windows 10 dhe 11, kështu që tani të gjithë mund ta përdorin – pavarësisht nëse paguajnë apo jo, të ndërveprojnë me ChatGPT përmes uebit, aplikacionit celular ose nga desktopi i tyre.

Ajo që e dallon qasjen përmes aplikacionit të ri është integrimi i tij pak më i thellë me Windows. Kështu, ai mbështet shkurtesat e tastierës, për shembull për hapjen e shpejtë të një dritareje për të bërë pyetje, kopjimin e përgjigjes së fundit dhe të ngjashme.

Për më tepër, është më e lehtë të transferoni “screenshot” drejtpërdrejt në aplikacion, të shkrepni fotografi me kamerën e integruar në ueb, ndërsa abonentët mund t’i bëjnë pyetje chatbot-it edhe me zë.

Për më tepër, përvoja e përdorimit të aplikacionit ose uebit është identike, shpejtësia e gjenerimit të përgjigjeve është pothuajse e njëjtë dhe kujtesa e historisë së bisedave funksionon në të dy ndërfaqet (me kusht që të jeni identifikuar me të njëjtën llogari), kështu që pyetjet që filluan në një vend mund të vazhdohen lehtësisht në tjetrin.

Gjithashtu, qasja në modele është e njëjtë, kështu që përdoruesit falas mund të përdorin GPT-4o mini, me qasje të kufizuar në modelin më të avancuar GPT-4o.

Aplikacioni ChatGPT për Windows është i disponueshëm për shkarkim përmes dyqanit zyrtar të aplikacioneve të Microsoft.

You Might Also Like

Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro

Facebook përditëson algoritmin për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi videot që shohin

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Google urdhërohet të bëjë ndryshime në motorin e kërkimit – por shmang ndarjen dramatike

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Moti sot në Shqipëri
Next Article Ju tani mund të blini një Yellowbird në miniaturë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?