By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: OpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > OpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?
Teknologji

OpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?

admin
Last updated: 05/02/2025 22:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kompania kaliforniane për zhvillimin e inteligjencës artificiale, OpenAI, ka prezantuar një funksion të ri në mjetin e saj ChatGPT të quajtur Deep Research (Hulumtim i Thellë).

Ky funksion mundëson kërkimin kompleks dhe me shumë hapa në internet për detyra të ndërlikuara – një agjent i ri i AI mund të kryejë brenda disa dhjetëra minutave detyra që njerëzve do t’u merrnin orë të tëra, sipas njoftimit të kompanisë.

Sipas OpenAI, ky funksion është krijuar për profesionistët që punojnë në fusha si financat, shkenca, politika dhe inxhinieria, ku kërkohet një hulumtim i thellë, i saktë dhe i besueshëm, raporton TechCrunch.

Përveç kësaj, mund të jetë i dobishëm edhe për ata që bëjnë blerje që kërkojnë analizë të kujdesshme, si blerja e veturave, pajisjeve dhe mobilieve.

Ky funksion i ri është aktualisht i disponueshëm për përdoruesit me abonim në ChatGPT Pro, të cilët për momentin mund të dërgojnë deri në 100 kërkesa në muaj.

Hulumtimi i thellë tashmë është i disponueshëm në faqen e internetit të ChatGPT dhe do të integrohet në aplikacionet mobile dhe desktop brenda një muaji. Kompania shton se së shpejti do të jetë i qasshëm edhe për përdoruesit e programeve Plus dhe Team.

“Aftësia për të sintetizuar njohuri është thelbësore për krijimin e njohurive të reja. Për këtë arsye, hulumtimi i thellë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt qëllimit tonë më të gjerë për zhvillimin e inteligjencës artificiale të përgjithshme (AGI) dhe mund të ndihmojë në kërkimet shkencore”, thuhet në faqen zyrtare të OpenAI.

You Might Also Like

Epoka e influencerëve drejt fundit? Inteligjenca artificiale po i zëvendëson njerëzit në rrjete sociale?

Amazon po shpreson që robotët e saj të…

Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro

Facebook përditëson algoritmin për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi videot që shohin

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gjykatësja federale bllokon një vendim të presidentit Trump
Next Article LD themelon nëndegën në “Koliçan i Poshtëm” – Studeniçan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?