Ka dështuar seanca e Kuvendit Komunal e thirrur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pasi opozitarët (LDK, PDK dhe AAK) nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.
Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me nëntë asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur seanca
Përndryshe, seanca urgjente është ftuar nga kryetari i Gjilanit për dy pika, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”
Ndërkohë, Hyseni menjëherë pas dështimit të seancës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media ka theksuar sërish se që nga muaji mars, në rast nëse nuk votohet buxheti komunal, do të mbesin pa paga mbi 2 mijë punëtorë.
“Kjo situatë po më asocion me dëshirën e dhezjes së shtëpisë për ta ngrohur vetën. Pra, e shkatërron gjithçka brenda një komune, me qëllimin që të ndihen mirë opozitarët”, ka thënë ai.
Ai, gjithashtu theksoi se nesër prap do të bëjë thirrje për seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Komunës së Gjilanit për çështjen e buxhetit.
